Connect with Us

“Duroni dhe pak ditë!”/ Paralajmëron Artan Hoxha. Ja çfarë pritet të ndodhë në të gjithë vendin

Kronika

“Duroni dhe pak ditë!”/ Paralajmëron Artan Hoxha. Ja çfarë pritet të ndodhë në të gjithë vendin

Publikuar

-

“Duroni dhe pak ditë!”/ Paralajmëron Artan Hoxha. Ja çfarë pritet të ndodhë në të gjithë vendin

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikur një video të parcelave me kanabis të katër viteve më parë.

Hoxha shkruan se gjatë ksaj kohe nuk ka ndryshuar asgjë, veçse është rritur çmimi në tregun ndërkombëtar dhe vendas.

Nuk ka me parcela të mbjella me hektarë të tërë, por ka parcela të vogla, shpërndare si kërpudhat mbas shiut, në të gjithë vendin, vijon Hoxha më tej, teksa paralajmëron se për pak ditë do të mblidhet dhe dora e parë.

Postimi i Hoxhës

Nostalgji…

Duke germuar ne arkive…

U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?!

Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe.

Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas.

Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles.

U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune.

Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin…

Jemi mire, jemi mire…

Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit…

Shikoni se c'bejne "djemte". .Si i shfrytezojne me rendiment super te larte tokat e lena djerre. Pa subvencione. Pa ndihme nga askush. Pa kredi te buta nga bankat qe grumbullojne valuten e sjelle prej shqiptareve nga cdo cep i globit dhe e dergojne ne Viene. Bankiere te pangopur, hajdute me kollare, shoke e miq te Fullanit. Shikojeni si sillet valuta ne vend, si rritet GDP-ja, si ulet inflacioni, si ulet papunesia, si rritet mireqenia…Kot merret Panariti me luleshtrydhen e Divjakes!!! S'ke c'i ben. Nuk ka treg, sado qe te cirret Erjon Bracja. Merru more me produktet made in Albania qe kerkon tregu, madje tregu evropian jo tregu Lushnjes. Çfare tu shash, cilesine?! S'ka te dyte, aq sa e vendosim vet standartin e kualitetit ne BE. Nikoqirllekun ne shfrytezimin e tokes dhe resurseve natyrore e klimaterike te vendit?! Jane te papare, s'ka te dyte si ata!. Shikojeni vet produktin!A e dini qe ne rrethet me te varfra te vendit,ka disa muaj qe nuk ankohet kush nga papunesia?!!! Ka rene ndjeshem kriminaliteti!!! Konsumi i brendshem ka nisur te lulezoje. Pse?!!! Çfare ka ndodhur?!!! Ta kete bere "konsensusi patriotik"?!!!! Harrojeni!!!! Shajini, sekterisini, mos u lini gje pa thene por na fund kafshojeni gjuhen dhe minimalisht u thoni nje " Faleminderit"Djemte kane hapur fronte pune pa fund, edhe pse jane vetem sezonale. Puuuuuuneeeee per te tereeee. Fitimi ne tre muaj pune eshte sa te punosh nje vit me rroge shteti. Pa taksa. Pa detyrimin qe duhet te jesh ne dite pushimi ne ndonje miting partie, apo te paguash 30 perqind te rroges si harac per shkuma-party te rinise se partise. Nuk ka nevoje te behesh militant partie apo te paguash ryshfet per tu futur ne pune. Thjeshte,mjafton te jesh nevojtar per te cuar ne darke buken e femijeve ne shtepi. Te marrin e te cojne me makine. Ushqimi gjate punes, falas. Ne zona me te mira dhe me sherbim katering. E kane bere Shqiperine rurale, xhenet more xhenet. Atij Pashait te jugut vertet mund tia kene hequr spaletat, por i marrshin te keqen pashallekut te tij, shiheni vet si lulezon….Doni te pushoni ne Dhermi, Jale, Santa Quaranta ne Sarande, apo Bora Bora te Ksamilit, ne resortet luksoze te Zamirit, grekut, turkut, ishujve Karaibe apo ne Dubai?!! Pushoni. Beni qejf!Relaksohuni!Ne shtator behuni gati per "sulmin patriotik", pa qetesi e pa dashuri. Kaq per sot…nga Xhungla dehese made in AlbaniaP.S.Mos me pyesni per vendin ku jam, oferta eshte vetem per turistet e huaj. Si çdo sezon kanabist," Xhungel" nuk do tu zhgenjeje dhe kete vit. Se shpejti,do te keni nje investigim nga Thellesia e pashallekut te Jugut) #qenteletelehinkarvaniteecperparaProblemi qendron jo se s'ka qen.. por ka,vetem nga ata qe lehin, jo nga ata qe nuhasin forte…

Gepostet von Artan Hoxha am Mittwoch, 27. Juli 2016

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Gazetarit qe i ha kurrizi

    12 Gusht, 2020 at 10:24 pm

    Me siguri te plote qe e pret burgu. Do ja vene Artanit te shkrete ne kurriz parcelen qe ka filmuar ose do e akuzojne per mos kallzim krimi apo bashkepuntor.
    Nuk duhet guxuar te gerricesh me EL COMMANDANTE RAMEN. I ka dhene nje shnas te mire per tu hakmarre se ka kaq kohe qe po i nxin jeten me shkrimet sarkastike tallese duke e bere gazin e botet siç dhe ESHTE NE REALITET

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon sallën ku janë mbledhur trafikantët e drogës

LEXO EDHE:  Një deputet tjetër në prag të arrestimit

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Mega operacioni i Policisë nuk u dekonspirua/ Artan Hoxha tregon arsyet

LEXO EDHE:  Kokaina e Durrësit/ Artan Hoxha tregon ku shkuan 2 kontenjerët e tjerë

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE