LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

12 Gusht 2020, 13:52, Politikë CNA
Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize.

Shehaj sqaron se ?një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth ?13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona?.

Ish deputeti i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për të mbrojtur veten nga Covid.

?Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.
Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.
Miqësisht dua t?u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në moment e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë?, shkruan Shehaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga