Connect with Us

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Bayern Mynih transferohet tek Tottenham

Premier Liga

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Bayern Mynih transferohet tek Tottenham

Publikuar

-

Tottenham, ka njoftuar se ka arritur transferimin e mesfushorit, i cili mund të luaj edhe në mbrojtje, Pierre-Emile Hojbjerg.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg nga Southamptoni. Mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe do të bartë fanellën me numër pesë”, thuhet në konfirmimin e Tottenhamit.

Hojbjerg, ishte transferuar nga Bayern Munich tek Sauthampton, nga ku ka rënë në sy të Jose Mourinho-s dhe është blerë nga Tottenham.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Nuk kanë fund telashet për talentin anglez, filmohet duke pirë substanca narkotike

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë fund telashet për Mejson Grinoud. Sulmuesi i Mançester Junajtid, pasi u përjashtua nga kombëtarja e Anglisë së bashku me Foden pasi kishin futur pa leje dy vajza në dhomën e hotelit tani duhet të përballet me një tjetër skandal.



Grinoud është filmuar duke pirë një substancë narkotike. Talenti anglez ka qenë në shoqërine e një vazje, kur është filmuar nga kjo e fundit duke pirë një lloj substance të quajtur “hippy crack” nga një tullumbace.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Festimi prekës i Salah, një prej golave ja dedikon shokut të sëmurë rëndë

Publikuar

-

Nga

Liverpool e filloi me fitore kampionatin ditën e djeshme. Të besuarit e Jurgen Klopp mposhtën me rezultatin 4-3 Leeds United. Ishte një ndeshje e çmendur në “Anfield Road”, ku sigurisht heroi i vendasve ishte Mohamed Salah.

28-vjeçari vulosi fitoren e skuadrës së tij falë një penalltie të shndërruar në gol në minutën e 88-të të takimit. Egjiptiani shënoi plot tre herë dhe bëri një festim që nuk e kishim parë më parë. Ai vendosi duart tek veshët dhe nxori gjuhën jashtë.



Fillimisht u mendua se mënyra e tij e festimit ishte thjesht një stil i ri i Salah, por ai e kishte planifikuar më parë atë. Kjo mënyrë festimi i përket shokut të Mohamedit, Moamen Zakaria. Ky i fundit festonte në këtë mënyrë, pasi shënonte, dhe tani po kalon momente të vështirë.

32-vjeçari është diagnostikuar me sklerozë amiotrofike ( ALS ) muajin e kaluar dhe kjo është një sëmundje që prek qelizat nervore në tru, si dhe palcën kurrizore. Zakaria nuk do të jetë në gjendje që të luajë më futboll dhe Salah e tregoi dhe një herë se, përveçse është një yll botëror, është dhe një njeri i madh.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Spektakël që në start, Liverpooli fiton në frymën e fundit

Publikuar

-

Nga

Që në fillim të edicionit, Premierliga ka nisur të dhurojë emocione të jashtëzakonshme.

Ndeshja mes kampionit në fuqi Liverpool dhe ekipit të sapoinkuadruar Leeds United përfundoi me rezultat 4:3, në një ndeshje të jashtëzakonshme në ‘Anfield’, ku Mohamed Salah realizoi tre gola, dy nga penalltia.

45 minutat e para u shënuan pesë gola, tre nga Liverpool dhe dy nga mysafirët.Ishte Salah (4’) që e hapi serinë e golave nga penalltia, para se Jack Harrison (12’) me një gol mjaft të bukur baraspeshoi rezultatin.Por vendasit u kundërpërgjigjen shumë shpejt me anë të Virgil van Dijk (20’).



Ky i fundit bëri një gabim katastrofal që i kushtoi me golin e dytë të pësuar nga Patrick Bamford (30’).Vetëm pas tre minutave, ylli egjiptian (33’) realizoi për 3:2.

Skuadra e Marcelo Bielsa nuk u dorëzua për asnjë moment, dhe kësisoj barazoi për herë të tretë rezultat me anë Klich (66’).Ndeshja vijoi e baraspeshuar, por episodi pak para fundit vendosi fituesin.

Fabinho fitoi një penallti, të cilën e konvertoi në gol për të dytën herë sonte Mohamed Salah (88’), duke kompletuar het-trikun dhe duke i dhënë tre pikë skuadrës së tij në javën e parë.Liverpool udhëton te Chelsea në takimin e ardhshëm, kurse Leeds pret Fulhamin.

LEXO TE PLOTE