LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid, e ka marrë një prej vajzave të mia

11 Gusht 2020, 07:14, Kosova & Bota CNA
Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid, e ka

Presidenti rus Vladimit Putin është lideri i parë global që njofton suksesin e shtetit në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit Covid-19. Putin e krahason arritjen në shëndetësi me satelitin rus që arriti i pari hapësirën.

Megjithë shqetësimet nga ndërkombëtarët për sigurinë e vaksinës, presidenti rus shkruan se ajo i ka kaluar testet e sigurisë, dhe duhet parë edhe si shpresë për gjithë botën.

?Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t?i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ??dhe izolim shoqëror?, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.

Duke folur në një telekonferencë me ministrat e kabinetit të tij, Putin tha se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Presidenti rus tha se njëra prej vajzave të tij e ka marrë vaksinën, kishte pasur pak temperaturë por tani ndihej më mirë.

Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

Sa i përket procedurave në vijim, një raport i Reuters,  tha se vaksina e parë e Rusisë do të miratohet nga rregullatorët këtë muaj, ndërsa prodhimi i kësaj vaksine është vendosur të fillojë në shtator.

Sa i përket fushatës së vaksinimit masiv, ajo pritet të hapet në tetor. /CNA.al

Lajmet e fundit nga