LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Tirana si kampion, Edon Hasani i surprizon të gjithë me klubin e ri

11 Gusht 2020, 16:02, Sport CNA
U largua nga Tirana si kampion, Edon Hasani i surprizon të gjithë me

Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë.  Ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë, raporton “Panorama Sport”.

Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e rid he ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

Lajmet e fundit nga