LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandalet me pasuritë dhe falsifikimet/Asnjë hetim ndaj Ben Blushit dhe noteres që vulosi falsifikimin

11 Gusht 2020, 11:18, Politikë CNA

CNA.al ka raportuar dy ditë më parë në lidhje me një skandal, për një pasuri rreth 500 milionë lekë me vlerën e tregut, sipas një kontrate të sigluar nga noterja Violeta Sulkaj në noterinë e Tiranës, në datat 28 dhe 29 maj të vitit 2015.

Në atë kohë, Ben Blushi ishte politikan dhe deputet i Partisë Socialiste, i cili më pas themeloi Partinë LIBRA dhe u largua për t?u bërë drejtor i “Top Channel”.

Kontrata mban firmën e vajzës së tij, Natali Blushi e cila pretendohet se ka firmosur në zyrën e noteres Sulkaj.

 Në fakt, sipas të dhënave të investiguara nga CNA.al, rezulton se Natali Blushi në kohën e kësaj kontrate nuk ndodhej në Shqipëri, por sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga sistemi TIMS del se zonja Natali Blushi ka udhëtuar në Romë në fillim të prillit 2015 dhe është kthyer më 19 qershor të po atij viti. (Lexo këtu)

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së firmosur nga vetë noterja, rezulton se Natali Blushi ka firmosur kontratat e shitjes së njësisë tregtare dhe garazheve në datën 28 dhe 29 maj, duke mos qenë aspak në Shqipëri.

CNA.al dje kontaktoi me kryetaren e Dhomës së Noterëve, e cila i tha se do të shihet si rast, por ka një ngërç sepse Dhoma e Noterëve nuk ka plotësuar numrin e saj, por personat që firmosin kontratat duhet të jenë prezent në zyrën e Noterit. (Lexo këtu)

Më tej, CNA.al bëri një shkrim ku kërkoi që ministrja Etilda Gjonaj, të reagonte për rastin konkret në lidhje me falsifikimin e një firme te noteri, por nuk pati reagim.

Ne kontaktuam edhe me zëdhënësin, i cili na kërkoi zyrtarisht t?i dërgonim një e-mail.

Sipas ligjit për Noterinë të azhornuar në vitin 2018, noterja në rastet e falsifikimit mban përgjegjësi penale deri në humbjen e licencës.

Çështja në thelb nuk është thjesht dhe vetëm humbja e licencës nga znj. Violeta Sulkaj, pasi ky nuk është synimi ynë si gazetarë, por zbulimi i së vërtetës, se si politikanët falsifikojnë dokumente për t?u bërë dhurata fëmijëve të tyre, për pasuri me qindra miliona lekë; dhe askush tashmë, megjithëse ne kemi raportuar, nuk heton. Jo  vetëm Ben Blushin për dhuratën, por as noteren për falsifikim! /CNA.al

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Vajza i bëhet pronare me firmë të falsifikuar/ Dokumentet që zbulojnë manipulimet e Ben Blushit

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

Falsifikimi i firmës së vajzës së Ben Blushit/ Kryetarja e Dhomës së Noterve: Çështja do referohet në Dhomën Disiplinore

Lajmet e fundit nga