Connect with Us

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Sport

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Publikuar

-

Gjendja në të cilën ndodhet futbolli në Shqipëri është përtej alarmantes. Bëhet fjalë për një situatë kaotike dhe me klube që janë thuajse të falimentuara.

Kjo për vetë pamjaftueshmërinë financiare për të garantuar bilance pozitive. Kuptohet, jo në masën 100%. E për ta vërtetuar këtë mjafton fakti që në sezonin që sapo u mbyll, vetëm pesë skuadra ishin të licencuara për të marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani.

Pra, vetëm 50% e asaj që konsiderohet elita e futbollit shqiptar garanton vijueshmëri në garat europiane, dhe për rrjedhojë, bilance të pranueshme. E ndërsa as në ajkën e zgjedhur të futbollit nuk është minimizuar kjo problematikë, në ligat më poshtë alarmi është drastik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Samuel Eto në telashe, rrezikon arrestimin nga policia sepse…

Publikuar

-

Nga

Samuel Eto është edhe njëherë protagonist për shkak të një procesi që e sheh të përfshirë për të birin Etienne. Ish-sulmuesi i Barcelona e Inter akuzohet se nuk ka paguar për ushqimet e të birit (rreth 20.000 euro), për tu kujdesur për djaloshin, që sapo ka firmosur për të rinjtë e Real Oviedo. Nuk është bërë e ditur nëse Eto’o do të jetë prezent në Gjykatë në Palma ose do të dëshmojë në videokonferencë.

Samuel ka patur një lidhje me të ëmën e djaloshit, Marián Pineda, gjatë qendrimit të tij si lojtar i Mallorca. Gruaja ka rrëfyer se e ka kapur Eto’o me një tjetër e se i biri Etienne ka pësuar “turpërime e mungesën e të atit”. Ndër të tjera, gruaja ka siguruar që Eto’o nuk do ta respektonte akordin e firmosur në lidhje me obligimet materiale për mbajtjen e të birit.



Samuel Eto’o ka patur tetë fëmijë e kjo nuk është beteja e parë në Gjykatë me të cilën është përballur. Ka një tjetër rast atësie të pretenduar nga Erika, një vajzë 20 vjecare që jeton në Madrid me të ëmën. Në bazë të provave, gjykatësi ka vendosur paraprakisht që Eto’o duhet të paguante një cek prej 1.500 euro në muaj. Por duket se lojtari nuk e ka respektuar vendimin. Duke parë dyshtetësinë e tij, nëse do të vazhdojë të mos respektojë vendimet, mund të arrestohet sapo të shkelë sërisht tokën spanjolle.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

U goditën me shkelma dhe grushta, tertorizohen motrat e futbollistit të Mançester Sitit

Publikuar

-

Nga

Dy motrat e yllit të Mançester Sitit, Rijad Mahrez, u sulmuan nga një bandë në sallonin e tyre të bukurisë. Sipas “The Sun”, Dujna dhe Ines u rrahën dhe u traumatizuan, ndërkohë që punonjësit e tjerë u goditën me shqelma dhe grushta.



Banda, e cila përbëhej nga rreth 12 veta, shkatërroi edhe produktet e bukurisë, pasi një klient refuzoi të paguante trajtimin në dyqanin në Paris. Dujna, e cila u kap nga fyti, tha se ato mund të ishin në shënjestër për shkak të vëllait të tyre futbollist.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Transferimi te Lacio, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë Vedat Muriqi

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi do të mbajë fanelën me numrin 94 te Lacio. Futbollisti më i ri i bardhekaltërve u prezantua në ambjentet se klubit italian së bashku me drejtorin Lacios Igli Tare.

Vetë Tare mori përsipër blerjen e sulmuesit të Kosovës nga Fenerbahçe. Operacioni kushtoi rreth 20 milionë euro dhe futbollisti firmosi kontratë 5 vjeçare.



 

LEXO TE PLOTE