LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëmbi refuzon Skënderbeun, Takaj hedh sytë nga njohjet e vjetra

11 Gusht 2020, 09:38, Sport CNA
Shkëmbi refuzon Skënderbeun, Takaj hedh sytë nga njohjet e vjetra

Skënderbeu është zyrtarisht pa trajner. Largimi i Ilir Dajës drejt Partizanit ka bërë që situata në Korçë të jetë e ftohtë në mes të verës përvëluese, ndërsa largimit të Dajës i kanë parapritë ?firot? e disa prej yjeve të skuadrës. Presidenti Ardian Takaj duket se kishte përzgjedhur Bledi Shkëmbin për rolin e trajnerit, me korçarin që nuk është ndierë gati për këtë përgjegjësi.

Palët janë takuar të diel në kryeqytet, aty ku pas orë të tërash diskutime nuk ka dalë ?tym i bardhë? nga çatia e Skënderbeut. Tanimë drejtuesit e juglindorëve kanë kthyer sytë nga njohjet e vjetra, teksa një nga emrat e mundshëm për stolin është edhe Mirel Josa, kampion disa herë me korçarët. Edhe një rikthim i Orges Shehit nuk shihet i pamundur.

Lajmet e fundit nga