LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

11 Gusht 2020, 14:04, Kosova & Bota CNA
Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë,

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

?Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes?, thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga