Connect with Us

Shën Nifoni i Kostandinopojës

Politikë

Shën Nifoni i Kostandinopojës

Publikuar

-

(Vëllam i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut)

Shën Nifoni ka lindur në More të Peloponezit në fund të shek XIV. I ati quhej Manuel, ndërsa e ëma Maria. Në shkollë mësoi shkrim e këndim dhe njohuri rreth Shkrimit të Shenjtë. Më vonë shkoi pranë një asketi të quajtur Andon, i cili pas këmbënguljes së të riut e vuri në qeli aty afër dhe i caktoi rregullin e lutjes për fillestarët.

Më pas, duke parë përkushtimin e tij, asketi e bëri murg me emrin Nifon. Pas pak kohe asketi ndërroi jetë, por Perëndia nuk e braktisi shërbëtorin e tij. Nifoni dëgjoi se në qytetin e Artës, ku jetonin shqiptar të quajtur çam ishte një mësues i madh shpirtëror i quajtur Zaharia, i cili kishte ardhur nga Mali i Shenjtë. Murgu filloi ta mësonte Nifonin për rregullat e jetës murgjërore dhe për doktrinën orthodhokse.
Në veprën agjiografike orthodhokse: “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës”, botuar në Bukuresht në vitin 1937 jepen të dhëna në lidhje me aktivitetin e Nifonit në Shqipëri. Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut z. Dhimitër Beduli, aty na thuhet: “Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Draçea, Durrësi. Shkuan tek Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e kryepiskopit të Krujës e bëri prift atje”.

Kurse kjo është përmajtja sipas variantit të botuar nga rumuni Tit Simedrea : “Të dy kallogjerët u nisën nga Justiniana, e cila ishte qendra e patrikut orthodhoks, nga ku vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Ata mbërritën në Krujën e lirë të Gjergj Kastriotit”.


Nga disa të dhëna të tjera biografike del se Nifoni dhe Zaharia qenë shqiptarë. Atyre iu ngarkua detyra e atit shpirtëror në Krujë, mision i cili kërkon të dish mirë gjuhën e popullit.
Në Krujë, Shën Nifoni u bashkua aq shumë me Gjergjin sa u bënë vëllezër në shpirt, ose pinë gjakun e njëri-tjetrit, sipas zakonit, prandaj u quajt vëllam i Skëndërbeut.

Ky fakt tregon besimin e krishterë orthodhoks të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe lidhjen e ngushtë të tij me klerikët orthodhoks, të cilët shenjtëronin me Mistetet e Kishës Orthodhokse popullin shqipëtar në ato vite të vështira, por të lavdishme për historinë tonë kombëtare.
Me dyndjet e turqve më 1466, Nifoni dhe Zaharia u larguan nga Shqipëria prej rrezikut të pushtimit turk, që pasi kishin pushtuar Kostandinopojën, filluan sulmet kundër tokës Arbërore, e cila ishte një vend i lirë dhe valvitej akoma flamuri i shqiponjës së Perandorisë së Bizantit .
Ata u vendosën në qytetin e Ohrit. Sulltan Mehmeti II kishte urdhëruar që kryepiskopi i Ohrit, Dorotheu, bashkë me klerikët që kishte në vartësi të internohej. Midis tyre ishin dhe priftërinjtë Zaharia me Nifonin .

Pas vdekjes së mitropolitit të Selanikut, Parthenit, episkopët dhe i gjithë kleri vendosën të zgjidhnin si bari të tyre Nifonin. Me shenjtërinë dhe fjalët e tij, shumë mëkatarë të penduar, që ishin larguar nga kisha nga frika e terrorit osman, u kthyen përsëri në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Sipas Faik Konicës, kur froni i patriarkut mbeti bosh, Shën Nifoni u fronëzua Patrik i Kostandinopojës në vitin 1482. Qëndrimi i tij në fronin e primatit të fesë orthodhokse ishte deri në vitin 1586, ku u shkarkua pas intrigave të grekut Amirus. Vite më vonë, Nifoni u rizgjodh patrik i Kostandinopojës, ku qëndroi vetëm një vit dhe përsëri u përndoq.
Ata që nuk e donin u përpoqën ta largonin. E arrestuan dhe e dërguan në Andrianopojë. Nifoni shkoi në Vllahi ku e pritën me të gjitha nderimet. Për disa kohë ndaloi në Maqedoni dhe pastaj në Malin e Shenjtë dhe u vendos në kishën “Pantakrator”, në manastirin “Lavra e Madhe” si dhe në manastirin e “Shën Anës” dhe atë të “Shën Dionisit” dhe në manastirin e “Vatopedit”, ku bëri një jetë me përulësi dhe shenjtëri. Fjeti më Zotin në 11 gusht të vitit 1508 në moshën 90 vjeç.
Fama e tij u përhap me shpejtësi dhe në varrin e tij u bënë shumë mrekulli, dëshmi e shenjtërisë së tij para Zotit, që i lavdëron besnikët.

Lipsanet e shenjtë të Shën Nifonit u morën dhe gjenden në Rumani. Koka në katedrën e Krajovës, ndërsa lipasnet dhe reliket e shenjtit (mitra dhe spektri) janë në manastirin e Dionisit në Athos.
Historiani z Mojkom Zeqo, duke u bazuar tek shkrimet e dhe kërkimet e Faik Konicës dhe peshkop Fan Nolit e veçanërisht në librin “Shën Nifoni, Patriarku i Kostandinopojës”, botuar në Athos viti 1995, na thotë se: “Nifoni ka vdekur në Athos, ku gjendet dhe reliktuari i tij. Në shumë kisha janë pikturuar afreske me figurën e Nifonit. Ato e tregojnë Nifonin duke mbajtur në dorën e majtë Biblën e Shenjtë dhe me dorën e djathtë me gjestin e bekimit. Këto afreske janë të shumta dhe përbëjnë një koleksion shumë të rëndësishëm të një personazhi të shquar shqiptar të shekXV.Ajo që më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, është se në qelën e Nifonit, ku gjendet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky portret është botuar në faqen 29 të librit dhe e paraqet Skendërbeun në profil me një mjekër të gjatë dhe të përdredhur, me përkrenaren e tij me kokë dhie dhe më e habitshmja është se ky portret në formë ikone ka të shënuar shqip, me gërma latine, mbishkrimin “SKENDERBEU- KASTRIOTI”.

Kisha Orthodhokse i këndon me nderim hierakut Shën Nifon: “Kanuni i besës dhe i përkorës ndrite përpara besnikëve me të vërtetën e punëve, me përunjësi fitove të lartat me varfëri të pasurat, atë i lavdëruar Shën Nifon Patriark i Kostandinopolit, lutju Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë shpirteve tona ndjesën e mëkateve”. (Përlëshorja e shejntorit) Miron Çako.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thirrje Këshillit Politik/ Realizoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Meta: Nuk shqetësohem për shkarkimin, por për pasigurinë në vend

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ecurinë e mbledhjeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Meta deklaron se Këshilli Politik duhet të gjejë konsensus dhe të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale.



Kujtojmë se mbledhja e djeshme e Këshillit Politik u shoqërua me debate nga palët politike, pasi opozita kërkoi të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe hapje të lista 100%.

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri i PS-së ngriti akuza se opozita po tenton të vonojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Sot opozita e Lulzim Bashës kërkoi që Këshilli Politik të mblidhet sërish nesër për të diskutuar mbi implementimin e ndryshimeve kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Partia Demokratike ka nisur kandidaturat për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

CNA.al ka zbardhur tre emrat e Bashës për anëtarë të KQZ: Hysen Osmanaj, Haki Mustafa dhe Arben Xhiku.
Në listën e propozuar janë shumë emra por deri tani këta të tre kanë dërguar letrat për llogari të PD.

Hysen Osmanaj ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun e Kukësit në vitin 1995-1996.
Osmanaj gjithashtu ka qenë anëtar i KQZ-së që prej vitit 2012. Në vitin 2016 ai u zgjodh zv/kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



Hysen Osmanaj

Haki Mustafa u emërua drejtor i OSHEE pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017.
Mustafa ishte ndër pesë drejtorët e rinj që erdhën në institucionet kyçe për të shmangur pjesëmarrjen e administratës në fushatë elektorale.

Haki Mustafa

Emri i tretë i propozuar është Arben Xhiku me profesion inxhinier, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe  ish-anëtar i KQZ-së në vitin 1996. Në vitin 2005 kryesia e PD-së vendosi emrin e Arben Xhikut në garën për kreun e degës së Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lindita Nikolla “i del krah” Besa Shahinit/ Drejtoi Ministrinë në kohë të vështira

Publikuar

-

Nga

“Ç'mendim keni për Besa Shahinin?”/ Lindita Nikolla “i del krah”: Drejtoi Ministrinë në kohë të vështira

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur lidhur me largimin e ministres, Besa Shahini teksa është shprehur se Shahini ka pasur vështirësi të integrohet në vendin tonë.

Ajo tha se ish-kolegia e saj ka bërë një punë të mirë në postin e ministrit të Arsimit, duke theksuar se ka qenë një sfidë koha e tërmeteve dhe pandemisë në vendin tonë.



“Jo për kortezi, por më duhet të them që Besës jo vetëm iu desh të përshtatej me një mentalitet tjetër, se mos harro që jemi dy shtete të ndara kemi ato ndasitë tona. Drejtoi Ministrinë e Arsimit në kohë të vështira. Tërmeti dhe pandemia ishin dy sfida. Dy momente që kërkonin një mobilizim të ri të gjithë sektorëve të arsimit. Ndaj unë mendoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri ka bërë më të mirën në punën e saj. Çdo gjë është relative”, tha Nikolla në studion e Abc News./CNA.al

LEXO TE PLOTE