LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen 4 makina në aksin Maminas-Durrës

11 Gusht 2020, 13:14, Politikë CNA
Përplasen 4 makina në aksin Maminas-Durrës

Një aksident ku janë përfshirë 4 mjete,  ka ndodhur në aksin rrugor Maminas-Durrës, por vetëm me dëme materiale.

Në vendin e quajtur Mapei në Shijak mjeti tip “Audi” me targa AA898TJ me drejtues Gramos Meminaj, mjeti tip “Ford” me targa AA926YJ, drejtues Ylli Veizaj, mjeti tip “Benz” me targa AA371MR me drejtuese Suzana Aga dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 599 UD me drejtues Altin Vrapin janë përplasur me njëri-tjetrin.

Fatmirësisht asnjë nga 4 drejtuesit nuk është dëmtuar, por vetëm ka pasur dëme materiale, ku makinat janë bërë copë e çikë. Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit të ndodhur ditën e sotme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga