LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Reforma territorale, dështim i madh i qeverisë

11 Gusht 2020, 10:27, Politikë CNA
PD: Reforma territorale, dështim i madh i qeverisë

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka dështuar me reformën territoriale.

Mateo Spaho, doli në me një deklaratë nga selia blu për të shpjeguar pse dështoi kjo Reformë, nën menaxhimin e qeverisë.

Sipas Spahos, vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal.

Ai shtoi se të dhënat mund të aksesohen edhe në faqen e INSTAT dhe se çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj.

Sipas Spahos një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. Zyrtari i PD shtoi se në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë dhe se është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. CNA.al

 

Lajmet e fundit nga