Connect with Us

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Politikë

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Publikuar

-

Sherret e kandidatëve/Rrahje në PD-në e Shkodrës

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se spitali i këtij qyteti është kthyer në një vatër infeksioni.

PD e Shkodrës deklaron se bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar të ndjehet i pasigurtë.

Sipas demokratëve, qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qendrore dhe mungesën e tamponëve.

“Nëse një qytetar i thjeshtë, me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid, 0 efekt!/ Vasili nxjerr shifrat: Vdekjet janë rritur me 85 %

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë, e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha flet me emra/ Kush është zyrtari amerikan që i doli në krah

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Fieri edhe deklaratat e Lulzim Bashës se baza e PD është anti-amerikane.

“Tani ai ka dalë me sloganin se jemi me Amerikën. Por nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te transparenca, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë partner serioz i SHBA.

Këtë tubim tani ai e quan anti-amerikan dhe këto debate shpëtimtare për PD-në dhe demokracinë, qenkan anti-amerikane. Po pse? Sepse i duhet atij për karrigen e tij.

Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë. Por ne kurrë nuk do fitojmë nëse nuk jemi një parti sovrane.



Prova e parë që del për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës apo të fëmijëve të tij, Sali Berisha merr masë ndaj vetes. Por Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve,” tha Berisha.

LEXO EDHE:  Donald Lu në selinë e PD/ Takohet me Bashën

LEXO EDHE:  Programi i PD për punësimin e të rinjve/ Ina Zhupa tregon detaje

Sipas tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të republikanëve në SHBA, Richard Grenell e ka mbrojtur, duke thënë se vendimi ndaj tij është politik.

“Ne jemi aleatë të republikanëve në SHBA. Idhulli im ka qenë Regan.

Ministri në hije i republikanëve, në konferencën më të madhe vjetore të kësaj partie, ka deklaruar se Sekretari i Shtetit Blinken e ka përdorur ligjin si armë kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar, për të mos lejuar ardhjen e tyre në pushtet, nën ndikimin e George Soros. Ky njeri, që është më i informuari në botë, nuk do i dilte zot Berishës nëse nuk do kishte informacionet e tij,” tha Berisha, duke shtuar se Basha nuk bëri dot as këtë gjë, që të shprehej si republikanët amerikanë, se akuzat janë politike.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha hedh poshtë “sloganin” e Bashës/ Gjithçka e bën për karrigen e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.

Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha është ai që po i largon të gjithë nga PD dhe se ai nuk do të mundet kurrë ta dërgojë partinë në fitore.

“Basha po i largon të gjithë nga PD. Sot ka me dhjetra dhe me qindra që rrinë rrugëvë, pasi nuk kanë shpresë për t’u kthyer në vend. Mund të them që ai  kurrë nuk do ta dërgojë këtë parti në fitore”, thotë Berisha.

Më tej ai ka shtuar se kryetari i opozitës zotohet se do ndryshojë Kushtetutën, por për këtë ai nuk ka vota. Berisha ka thënë se ai duhet të bëjë reformë territoriale, jo të qeshë me kryeministrin Edi Rama në Parlament.

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës



“Kryetari i opozitës zotohet se do ndryshojë Kushtetutën , ku i ka votat, vetëm 44 vota ka. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë se është e imja. Je ti kryetar opozite, bëj reformë terrotiriale, jo të qeshësh me Edi Ramën në parlament”, shprehet Berisha.

Berisha ka deklaruar se ai ka dalë me “sloganin” pro-amerikës, por Amerika e atij që merr vendime pa vota dhe pa anëtarësi, tregon që është Kina.

“Ai ka dalë me “slovanin” jemi me amerikën. Një demokrate i thotë, kjo amerika jote, e vendimeve pa vota, pa anëtarësi është Kina. Këtë tubim ai e quan anti-amerikan, këto debate janë shpëtimtare për PD, sepse këto i duhen për karrigën e tij”, shprehet Berisha. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryetari një peng sharlatan”/ Berisha me tone të forta, sfidon hapur Bashën

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha me tone të forta në Fier, e ka quajtur kryetrin Basha një peng sharlatan.

“Ai ka dalë me sloganin se jemi me Amerikën. Por nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lire.

A jeni ju antiamerikanë apo është kryetari një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore.



LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të dëborës/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare

LEXO EDHE:  Akuzat e PD/ Përgjigjet “flakë për flakë” shkolla e Magjistraturës

Pse nuk vjen kreytari tek ju? Të arsyetojë si mua. Ka gjetur modelin i thërret kryesitë në Tiranë, po shko nëpër rrethe. Demokratët duhet t’u japësh shpjegim.”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE