Connect with Us

Një tjetër kampion bote në MLS, Bekam përgatit goditjen e radhës

Sport

Një tjetër kampion bote në MLS, Bekam përgatit goditjen e radhës

Publikuar

-

Pas Bleis Matuidi duket se një tjetër kampion bote mund të përfundojë në Amerikë.

Bëhet fjalë për Mario Gëcen që mund të transferohet tek ekipi i Dejvid Bekam në MLS, Inter Majemi.

Lajmi është dhënë nga “Bild”. Ish- lojtari i Dortmund për momentin është pa ekip dhe është në listën e disa skuadrave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Përballja ndaj Kukësit, trajneri i Volfsburg befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të përballet në ditën e nesërme kundër Wolfsburgut. Para këtij takimi ka folur edhe trajneri i ekipit të Bundesligës, Oliver Glasner.

Ky i fundit vendosi theksin te objektivi që ka skuadra për të mbërritur në fazën e grupeve në Europa League. Ndërkohë për ta realizuar qëllimin duhet të mundet fillimisht Kukësi. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Glasner u shpreh:

“Ne e pamë ndeshjen e parë të Kukësit ndaj Slavias. Duke parë se fillimi i sezonit në Shqipëri është shtyrë kemi pasur kohë të mjaftueshme që ta studiojmë kundërshtarin



Shikoj si të rëndësishme që performanca jonë të jetë e përshtatshme ndaj Kukësit. Nëse po, atëherë e kalojmë raundin. Na duhen mundësi më të mira për të shpërthyer nesër në krahasim me ndeshjen e Kupës që zhvilluam. Gjithçka duket mirë, por duhet të kemi më shumë ritëm.

Duam të luajmë në Europë dhe të kapim fazën e grupeve. Prandaj duhet të shkojmë ndaj Kukësit me qendrimin e duhur”, tha Glasner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klubi i Premier Ligës i surprizon të gjithë, arrin akordin me futbollistin e Realit

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid u duk se ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Realin për Regiulon, por duket se ndërhyrja “blic” e Totenhem e ka nxjerrë jashtë lojë klubin e “Djajve të Kuq”. Londinezët kanë arritur të hyjnë në mes dhe të marrin Regiulon.

Gazetari i njohur, Fabricio Romano raporton se Totenhem ka gjetur akordin me Realin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i yllit të “Los Blancos”. Operacioni i mbrojtësit të majtë arrin 30 milionë eurot, me Regiulon, që ka gjetur gjithashtu dakordësinë me klubin për kontratën.



Mbetet të shihet nëse Real Madrid ka arritur të përfshijë klauzolën e të drejtës së riblerjes, e cila ishte edhe ngërçi prej disa ditësh mes tyre dhe Mançester Junajtid. Totenhem duket se ka qenë më i hapur në tratativa dhe ka mundur të marrë mbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevija dhe tregoi një nivel shumë të lartë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Katër ekipe të Superligës zbresin sot në fushë, ja përballjet miqësore

Publikuar

-

Nga

Tirana e Vllaznia zhvilluan ditën e djeshme një miqësore, ndërkohë që sot janë të konfirmuara edhe katër të tjera. Klube të Superiores që përballen me të Kategorisë së Parë, duke nisur prej orës 16:00.

Bylisi do të ndeshet me Burrelin dhe kjo është miqësorja e parë për sot, pasi tre të tjerat zhvillohen prej orës 17:00. Pogradeci do të përballet me Pogradecin për të dytën herë, ndërkohë që në Durrës luan Skënderbeu.



Korçarët presin në rezidencën e presidentit Ardian Takaj Dinamon e së Parës, që ka bërë disa përforcime gjatë merkatos së verës. Një tjetër miqësore zhvillohet në Fushë-Krujë, aty ku Kastrioti pret Turbinën.

Ora 16:00 | Bylisi-Burreli
Ora 17:00 | Pogradeci-Partizani
Ora 17:00 | Skënderbeu-Dinamo
Ora 17:00 | Kastrioti-Turbina

LEXO TE PLOTE