Kronika
Ndoti ajrin nga furra e gëlqeres/ Procedohet 49-vjeçari në Krujë

Një 49-vjeçar nga Kruja është proceduar penalisht, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
L. P., banor i fshatit Burizanë, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres në “Krastë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
“Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin: L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë. /CNA.al