LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takim me 7 mjekët italianë/ Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat tuaja

11 Gusht 2020, 12:43, Aktualitet CNA
Meta takim me 7 mjekët italianë/ Shqiptarët nuk do t’i

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim shtatë mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë të Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Takimi u zhvillua në Presidencë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori Fabrizio Bucci, i cili shoqëroi stafin mjekësor.

7 mjekët italianë erdhën 14 ditë më parë në Shqipëri, si një ndihmë nga shteti fqinj Italia, si për të “kthyer nderin” për ndihmën që Shqipëria i dha Italisë kur shteti fqinj u përball me mungesë stafi mjekësor për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe shtrimeve në spital.

Presidenti Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.

Kreu i Shtetit e falenderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, dhe u shpreh se?shqiptarët nuk do t?i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë?.

Mjekët qëndruan 14 ditë dhe ditën e nesërme pritet të largohen nga Shqipëria.

Ndërkohë më herët, Shqipëria nisi drejt Italisë disa ekipe mjekësore, të cilët shërbyen në spitalin e Breshias në Itali. /CNA.al

Lajmet e fundit nga