LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me avion privat dhe 8 makina luksoze/ Kush është politikani shqiptar me pasuri marramendëse

11 Gusht 2020, 09:34, Kosova & Bota CNA
Me avion privat dhe 8 makina luksoze/ Kush është politikani shqiptar

Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro. Vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, ndërsa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë eurosh.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh. Po ashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale që kushtojnë me miliona euro, raporton Gazeta Express. Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Sëiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro dhe tetë veturat e tij, vlera e të cilave sillet rreth 1 milion euro.

Pasuria e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %. Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga