Connect with Us

Luftoi tre javë me koronavirusin/ Ndryshimi drastik në pamje i deputetes, Nora Malaj

Sociale

Luftoi tre javë me koronavirusin/ Ndryshimi drastik në pamje i deputetes, Nora Malaj

Publikuar

-

Luftoi tre javë me koronavirusin/ Ndryshimi drastik në pamje i deputetes, Nora Malaj

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon luftën e saj me Covid. Në një lidhje live me News 24 shihet ndryshimi drastik që ajo ka pësuar në pamje. Malaj pranoi se përvec problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.

Malaj u shpreh se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri ka treguar që po kalonte virusin.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.

Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti.

LEXO EDHE:  Situata e Covid-19/ Avokati i Popullit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Testo qytetarët

“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë holluës gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  Lufta brenda PS-së/ Deputeti i majtë shuan zërat

LEXO EDHE:  Facebook bën ndryshimin drastik/Ja çfarë paralajmëron Mark Zuckerberg

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familja në Bubq nuk pranon t’i shembet shtëpia e dëmtuar/ Kryefamiljari bën rezistencë me bidon me benzinë

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Ndërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE