Connect with Us

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Kronika

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Publikuar

-

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar konfiskimin e 17 pasurive të shtetasit Valentin Selaj, i cili dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Valentin Selaj është një emër i njohur i cili para dy vitesh është arrestuar në Itali si koka e trafikimit të drogës në Itali. Ai njihet edhe si ish i fejuari i moderatores së sportit, Viola Spiro,

Në një letër porosi të ardhur nga Holanda thuhet se Valentin Selaj, nga aktivi kriminal dhe trafiku i kokainës paratë e fituar i ka investuar në Shqipëri në prona e biznese të paluajtshme dhe të luajtshme.
Nisur nga kjo letërporosi, SPAK ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se pasuritë në emër të Valentin Selaj, por dhe familjarëve të tij nuk justifikohen duke u dyshuar si të vënë nga paratë e krimit dhe për këtë ajo ka kërkuar nga GJKKO konfiskimin e tyre.

Selaj, i dyshuar dhe si koka e grupit, trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.
Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

LEXO EDHE:  Tenderi i ushqimeve/ PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal: 6 vepra penale në ngarkim të Xhaçkës

Në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni
Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali, ndërsa emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.
Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Një ngjarje e rëndë ashtë regjistruar pasiten e sotme në Durrës, ku babë e birë janë plagosur me armë zjarri.

Sipas uniformave blu, autori i plagosjes është shtetasi A. Ll., i cili ka qëlluar nën efektin e alkoolit dhe është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ SHISH raportoi te kryeministri policët e përfshirë në mbjelljen e drogës



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Tenderi i ushqimeve/ PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal: 6 vepra penale në ngarkim të Xhaçkës

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojnë të depërtojnë edhe brenda ambienteve

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojne të depërtojnë edhe brenda ambjenteve

Një vatër zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të burgut të Fushë- Krujës.

Zjarr i është vënë shkurreve jashtë burgut, dhe tashmë rrezikon edhe godinën.



Kjo është hera e dytë në pak kohë që bie zjarr në afërsi të burgut, ndërsa ende nuk ka autor.

Zjarrëfikëset e Krujës po mundohen të kontrollojnë flakët për të mos depërtuar deri në ambientet e brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Benzi” përplaset me furgonin/ Plagosen tre persona, një vajzë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë.

Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona.



Nga informacionet paraprake, raportohet se një vajzë rreth 27 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  GJKKO kërkon sekuestrimin e makinës blind/ Avokati i Lulzim Berishës kundërshton vendimin

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ SHISH raportoi te kryeministri policët e përfshirë në mbjelljen e drogës

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE