Connect with Us

Klop surprizon me afrimin e radhës, merr në skuadër mbrojtësin grek

Premier Liga

Klop surprizon me afrimin e radhës, merr në skuadër mbrojtësin grek

Publikuar

-

Liverpooli ka njoftuar blerjen e anësorit të majtë, Kostas Tsimakas, për 11.75 milionë euro nga Olympiacosi. 24-vjeçari grek, i cili ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen helene, bashkohet me kampionët e Premier League-s teksa firmosi kontratën në terrenin e stërvitjes në Melwood, të hënën.

Tsimikas bëri debutimin me skuadrën e Olympiacosit në dhjetor 2015 dhe deri atëherë numëron 86 paraqitje në total për klubin grek.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Për mua, është klubi më i madh në botë. Është nder të jem këtu dhe do të jap më të mirën,” – tha Tsimikas për Liverpoolfc.com.

Tsimikas do të veshë fanellën me nr. 21 në “Anfield”. Jurgen Klopp beson se afrimi i tij do të sigurojë konkurrencë të shëndetshme në krahun e majtë me titullarin Andy Robertson.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Brighton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Çelsi është padyshim skuadra angleze më aktive deri tani në mërkato, duke afruar në gjirin e saj lojtarë tepër cilësor me ambicie madhore. Skuadra e drejtuar nga Lampard, do të tentojë kampionatin këtë sezon, pas shumë vitesh pritje.



Në sfidën e sotme ndaj Brajtonit, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës, tekniku i bluve të Londrës, ka hedhur titullarë, 2 afrimet e bujshme në merkato. Bëhet fjalë për 2 futbollistët gjermanë, Havertz dhe Verner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk kanë fund telashet për talentin anglez, filmohet duke pirë substanca narkotike

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë fund telashet për Mejson Grinoud. Sulmuesi i Mançester Junajtid, pasi u përjashtua nga kombëtarja e Anglisë së bashku me Foden pasi kishin futur pa leje dy vajza në dhomën e hotelit tani duhet të përballet me një tjetër skandal.



Grinoud është filmuar duke pirë një substancë narkotike. Talenti anglez ka qenë në shoqërine e një vazje, kur është filmuar nga kjo e fundit duke pirë një lloj substance të quajtur “hippy crack” nga një tullumbace.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Festimi prekës i Salah, një prej golave ja dedikon shokut të sëmurë rëndë

Publikuar

-

Nga

Liverpool e filloi me fitore kampionatin ditën e djeshme. Të besuarit e Jurgen Klopp mposhtën me rezultatin 4-3 Leeds United. Ishte një ndeshje e çmendur në “Anfield Road”, ku sigurisht heroi i vendasve ishte Mohamed Salah.

28-vjeçari vulosi fitoren e skuadrës së tij falë një penalltie të shndërruar në gol në minutën e 88-të të takimit. Egjiptiani shënoi plot tre herë dhe bëri një festim që nuk e kishim parë më parë. Ai vendosi duart tek veshët dhe nxori gjuhën jashtë.



Fillimisht u mendua se mënyra e tij e festimit ishte thjesht një stil i ri i Salah, por ai e kishte planifikuar më parë atë. Kjo mënyrë festimi i përket shokut të Mohamedit, Moamen Zakaria. Ky i fundit festonte në këtë mënyrë, pasi shënonte, dhe tani po kalon momente të vështirë.

32-vjeçari është diagnostikuar me sklerozë amiotrofike ( ALS ) muajin e kaluar dhe kjo është një sëmundje që prek qelizat nervore në tru, si dhe palcën kurrizore. Zakaria nuk do të jetë në gjendje që të luajë më futboll dhe Salah e tregoi dhe një herë se, përveçse është një yll botëror, është dhe një njeri i madh.

LEXO TE PLOTE