LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

11 Gusht 2020, 15:28, Sociale CNA
Foto-Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna

Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po i le qytetarët në mëshirë të fatit.

Prej më shumë se një jave, zona e Komunës së Parisit është pushtuar nga pluhuri dhe ajri i ndotur.

Në këtë zonë të Tiranës po bëhen punime për rregullimin e rrugës, por siç shihet edhe nga foto duket se është lënë paksa pasdore.

Përpara një pallati janë hedhur disa inerte që veçse kanë ndotur ambjentin, kanë krijuar dhe shqetësim te banorët që jetojnë aty.

Dherat e gurët kanë mbuluar të gjithë rrugët dhe pluhuri arrin në katet e larta të ndërtesave.

Firma që po bën punimet nuk ka marrë asnjë masë për të ulur nivelin e pluhurave. Ndërsa as Bashkia e Tiranës nuk po kujdeset për mirëqenien e banorëve të kryeqytetit.

Deri më tani nuk është vënë re të bëhen shërbime për mirëmbajtjen e zonës, nuk lagen trotuaret, rrugët, grumbujt me dhera, me gurë apo me tulla duke e bërë ajrin mbytës dhe të ngarkuar nga pluhuri.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk po kujdeset si duhet për qytetarët dhe nuk po i mbikëqyr firmat që po i paguan me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Maskat kundra Covidit në këto ditë, në këtë zonë më shumë sesa nga virusi, duhen për të të mbrojtur nga pluhurat dhe papastërtitë fluturuese të firmave të lali Erit.

Dikush duhet ta zgjojë Veliajn dhe t?i tregojë kushtet në të cilat po jetojnë banorët e Komunës së Parisit për shkak të papërgjegjshmërisë së tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga