Connect with Us

Emrat-Aktivitete kriminale në Hollandë/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të gjashtë personave

Kronika

Emrat-Aktivitete kriminale në Hollandë/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të gjashtë personave

Publikuar

-

Akuzat për tenderin e ushqimeve/ SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes

Autoritetet Gjyqesore Hollandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Hollandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cilën kanë informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni Hollandez dhe njëkohësisht nga nenet 283/a, 333/a dhe 287 të Kodit tonë Penal. Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme.

Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Objekti i kësaj letërporosie ka qënë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera. Mbi këtë bazë është regjistruar procedimin pasuror nr. 4 datë 10/07/2019 në ngarkim të shtetasit Valentin Selaj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Sipas nenit 3, paragrafi 1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, i ndryshuar, dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit mbi të cilin ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në indicie për pjesmarrje në krimin e organizuar. Paragrali 2 i këtij neni parashikon se dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit të përmendur në pikën 1 të këtij neni në pronësi ose zotërim të tërthortë nga personat e afert (bashkëshorti, femijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat dhe bashkëjetuesi) për të cilat prezumohet regjistrimi i rremë i pasurive përveçse kur provohet e kundërta.

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

Në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj si më poshtë:

Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

LEXO EDHE:  “Krijimi i SPAK lajm i mirë”/ Shefja e ONM, Calavera: Vettingu, ende 600 dosje në përpunim

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia “Beslidhja“ Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.

Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Are + truall”. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.

Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.

Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.

Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura te ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditet ”streha” e lojërave të fatit/ Procedohen penalisht dy persona në Kuçovë

Publikuar

-

Nga

Goditet ”streha” e lojërave të fatit/ Procedohen penalisht dy persona në Kuçovë

Policia në Berat ka proceduar penalisht tre persona të cilët organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u proceduan penalisht shtetasit J.B., 42 vjeç dhe D.S., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit J.B në lagjen “Tafil Skëndo”, shetasi D.S u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

F.K., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen “Llukan Prifti”, rezultoi se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit online, si dhe ushtronte aktivitetin Bar-Kafe të pa regjistruar.

LEXO EDHE:  Sekuestro tokave me vlerë 3 mln euro/ I fitoi nga aktiviteti kriminal në Zvicër
LEXO EDHE:  Sekuestro tokave me vlerë 3 mln euro/ I fitoi nga aktiviteti kriminal në Zvicër

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasja N.P., 34 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin e saj në lagjen “Meteor”, Kuçovë, u konstatua duke ushtruar aktivitetin Bar-Kafe të papajisur me kasë fiskale si dhe kishte një punonjës të pasiguruar.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku janë përplasur mes tyre dy makina.

Për pasojë 4 përsona kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë qenë pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H.,  21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

LEXO EDHE:  Kontenieri me drogë në Portin e Durrësit/ SPAK përfundon hetimet, çon në GJKKO çështjen e bujshme

LEXO EDHE:  SPAK mori të pandehur tre zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjës/ Reagon PD: U provua se thamë të vërtetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në Kakavijë/ Arrestohet 30-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në Kakavijë/ Arrestohet 30-vjeçari

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore.

Ilaçet janë gjetur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me vlerë totale 2200 euro.

Lidhur me rastin, policia ka vënë në pranga shtetasin  me inicialet D. K.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

 

LEXO EDHE:  Thellohet skandali me dosjen 184/ Klodjan Braho shpëtoi bandën e vjedhjes së votave

LEXO EDHE:  Thellohet skandali me dosjen 184/ Klodjan Braho shpëtoi bandën e vjedhjes së votave

 

LEXO TE PLOTE