Connect with Us

E papritur/ Futbollisti shqiptar i shtang të gjithë, tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Sport

E papritur/ Futbollisti shqiptar i shtang të gjithë, tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Publikuar

-

Futbollisti i Lushnjes Okeljan Baze ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare.

Mesfushori i skuadrës myzeqare bëri të ditur vendimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehu zhgënjimin që nuk mundi të realizonte siç duhej ëndrrën e tij për të luajtur në Shqipëri.

Mesazhi i Okeljan Bazes

Përshëndetje të gjithë shokë, miq, sportdashës!

Ju njoftoj se nga sot kam hequr dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur. Fatkeqësisht, nuk e arrita ta realizoja ëndrrën dhe pasionin për të luajtur futboll ashtu siç e kisha ëndërruar në Shqipërinë tonë të dashur, por shpresoj që brezat e rinj ta kenë këtë fat. Dua t’i falenderoj të gjithë pa përjashtim tifozët, shokët, trajnerët, punëtorët që kam njohur gjatë kësaj kohe. Kudo që kam luajtur jam munduar të lë miq e shokë duke mos vendosur interesa të tjerë përpara.

Me respekt, Okeljan Baze.

Baze ka luajtur gjatë karrierës me ekipet e Lushnjes, Kamzës, Pogradecit, Butrintit, Tërbunit dhe Egnatias.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kokëdhima debat me gazetarin: As ato 30 mijë lek të qelbura nuk ia u jep lojtarëve

Publikuar

-

Nga

Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka pranuar në studion e “Rubrika Sportive” se te klubi, lojtarët paguhen pranë minimumit jetik. Në një debat me avokatin Fation Shehu, ai e ka cilësuar si diçka normale një gjë të tillë, ndërsa ka mohuar faktin public se edhe kjo rrogë nuk u ishte paguar dhe se kishte kërkuar të linte skuadrën që nuk paguhej prej shumë muajsh me nëj kërkesë ndaj Këshilit Bashkiak.

Në vijim, pjesë nga debati në studio…

Shehu: Thatë që klubet nuk janë përgjegjës të informalitetit, por unë mendoj që janë përgjegjës në momentin që kapen dhe është ligji ai që duhet t’i kapi.  Në Shqipëri, klubet e futbollit kanë dy kontrata dhe është lehtësisht e faktueshme…

Kokëdhima: Për kë klube e thua këtë, e thua edhe për Apoloninë këtë?

Shehu: Do të flasim edhe për Apoloninë, sa janë rrogat që deklaroni në shtet?

Kokëdhima: Aq sa janë të vërtetat.

Shehu: Sa janë shifrat? Ju keni futbollistë të deklaruar me 30 mijë lekë në shtet dhe minimum jetik për të jetuar në Shqipëri është 26 mijë lekë. Një profesionist që ka karrierë jo më shumë se 10 vjet, e mbani me minimum jetik, si do të luajë futboll ai?

Kokëdhima: Pse ça do ti që të bëjmë ne, do ti që t’i japëim më shumë lekë ne?

Shehu: Jo t’i japësh më shumë lekë, ta trajtosh siç e meriton.

Kokëdhima: Ne e trajtojmë me dinjitet të plotë.

Shehu: Ku është diniteti, që ti i paguan rrogën?

Kokëdhima: Që i krijojmë kushte.

Shehu: Po për korrektësinë, i paguani?



Kokëdhima: Në mënyrë perfekte.

Shehu: Dy vite më parë i keni kërkuar largimin Këshillit Bashkiak të Fierit se nuk keni mundësi të paguani dhe keni disa muaj pa paguar futbollistët e Apolonisë, e mohoni këtë gjë?

Kokëdhima: Nuk është e vërtetë.

Shehu: Nxjerrim kronikën, që keni bërë kërkesë. A jeni presidenti i Apolonisë? Këshilli është mbledhur se nuk paguheshin futbollsitët.

Kokëdhima: Nuk është e vërtetë, si mund të gjykosh ti si mund të bëjmë ne kontratën.

Shehu: E gjykoj, e gjykoj. Ti po bën kërkesa për moral, del e thua ne jemi të diskriminuar ndërkohë që ai zotëria tha trajtoheni si fasoneri.

Kokëdhima: Bëje, bëj edhe borizanin e atij zotërisë së qeverisë, bëje.

Shehu: Atë e ke bërë ti, jo unë, unë s’jam politikan. Me çfarë po shoh unë, e vetmja zgjidhje që po i jepni kësaj situate e momenti, është vetëm emri i partisë tuaj. Nuk mund të më thuash dot ti mua të bëj borizanin e askujt se unë jam profesionist i lirë, ju jeni politikan. Me akuza, se e pashë që në fillim të emisionit që atij i thoni turp, këtij i drejtoheni turp, mua më drejtohesh borizan. Të lutem ki etikë në komunikim dhe në etiketim të drejtpërdrejtë se unë po të drejtohem me respekt dhe fakte.

Kokëdhima: Cilat fakte?

Shehu: Po të vërtetoj tani që nuk i keni paguar me muaj dhe thoni i kam paguar me radhë. Tani korrektësinë tuaj, e vetmja gjë që keni detyrë, edhe atë 30 mijë lekësh të qelbur, më falni për fjalorin, as atë nuk ia jepni atij futbollsitit.

Kokëdhima: Ti nuk e meriton të jesh këtu.

Shehu: Pse e meriton ti të jesh këtu? Çfarë përfaqëson ti?

Kokëdhima: Ato të qelburat mbaji ti, ti nuk gjyon dot këto marrëdhëniet e lira civile. Janë marrëdhënie në lirinë e plotë të palëve e nuk i gjykon dot.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Plas grushti në kampionatin francez, Nejmarin me shokë nuk i mbajnë nervat! 5 futbollistë marrin karton të kuq

Publikuar

-

Nga

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e sfidës mes PSG-së dhe Marsejës që përfundoi me triumfin e skuadrës së Viash Boash me rezultatin 0-1.

Lojtarët e të dyja skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin më mesfushë, teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq plot 5 futbollistë, bëhet fjalë për Kurava, Paredes dhe Nejmar nga radhët e PSG-së si dhe Amavi dhe Benedeto nga skuadra e Marsejës.

Një situatë me të vërtetë e turpshme, kur bëhet fjalë për një kampionat elitar si ai francez, ku protagoniste janë 2 skuadra me tepër si PSG dhe Marsejë. E pafalshme!



LEXO TE PLOTE

Sport

E çuditshme/ Liga anulon takimin me Fidel Yllin: Libohova ishte pa qejf, nuk dinte vendimet që morën

Publikuar

-

Nga

Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin, të ngarkuarin nga shteti shqiptar për të diskutuar detajet për bojkotin e Kategorisë Superiore. Me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqiëpri, ka anulluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia. Postimi që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve, një situatë me të vërtetë absurde.

POSTIMI

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet t-ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.



Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

LEXO TE PLOTE