LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

11 Gusht 2020, 10:47, Aktualitet CNA
E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por

Ai është një biznesmen i madh, ka prona dhe media. Ne opinion publik njihet si zë i fortë opozitar. Ka shkëlqyer që i vogël, ka qenë djalë i urtë, por jo inteligjent.

Që në fillore ka shkëlqyer kur ngeli për vjeshtë në gjuhë që në klasën e dytë. Është njeriu që shkëlqen sot në median shqiptare, është skalioni i opozitës, është njeriu që po sulmohet ashpër nga qeveria dhe lali Eri. Ambasada amerikane e ka shumë shumë xhan.

Ai quhet Ylli Ndroqi, por kur ishte në fillore quhej Xhemail Pasmaçiu, megjithse diku në rregjistëer e ka dhe Ismail. Ka qenë fëmijë i urtë, nuk ishte inteligjent por aman më vonë u bë njësh mbi njësha. I pëlqente të luante me nuska por me vonë nga talenti i madh u mor me trafik droge në Turqi dhe Itali. Këto janë akuza që sjell SPAK dhe konfirmon Interpoli, por me shumë gjasa ata gaboojnë.

Kurrësesi Xhemaili i vogël nga Zbarqja e Ndroqit nuk mund të jetë ai që thonë dynjaja. Gjuhën shqipe s?e ka pasur qejf, por kjo s?do të thotë që s?ka qenë djalë i urtë dhe më pas ashtu si Bill Gates, shpërtheu talentin e tij të lindur në fushën e medias, ku konsultohet gjerësisht nga disa shkencëtarë dhe filozofë që populli nuk i kupton. Vetëm Xhemaili i vogël, sot Ylli madh është i nivelit të tyre.

I shkëlqyer, megjithëse me pesë të pathyer që në fillore. Por kjo s?do kishte rëndësi për Yllin që shkëlqeu si një star i vërtetë dhe ja kaloi edhe Berluskonit në fushën e medias./CNA.al

Lajmet e fundit nga