LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Befason Skënderbeu, ja kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës korçare

11 Gusht 2020, 15:04, Sport CNA
E BUJSHME/ Befason Skënderbeu, ja kush do të jetë trajneri i ri i

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Skënderbeut. Elbasanasi do të bëj prezantimin para skuadrës. Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ku janë lakuar së fundmi emra si Bledi Shkëmbi, Mirel Josa, Bledar Devolli dhe Orges Shehi, presidenti i Skënderbeut ka vendosur që t?i besojë stolin teknikut elbasanas, i cili më parë ka drejtuar Tiranën, Teutën, Luftëtarin, Kamzën, Besën dhe Burrelin.

 

Ahmataj pason në stolin korçar Ilir Dajën, i cili mori drejtimin e Partizanit. Aktualisht drejtuesit e klubit po mundohen të kompletojnë grupin me disa afrime pas largimeve të shumta. Strategjia është e qartë: Skënderbeu do të bazohet tek të rinjtë, me synimin për t?i afirmuar në Superiore dhe më pas t?i shesë në klubet e tjera.

Klubi është në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, por nuk ka asnjë datë të sigurtë se kur mund të ketë një konkluzion.

Lajmet e fundit nga