LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do jem i pari që do injektohem"/ Presidenti i Filipineve i beson vaksinës së Rusisë

11 Gusht 2020, 09:26, Kosova & Bota CNA
"Do jem i pari që do injektohem"/ Presidenti i Filipineve i beson

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka pranuar ofertën e Rusisë për vaksinën anti-covid e cila sipas deklartave nga Moska është gati dhe e sigurtë.

Duterte tha se do të dalë vullnetar i pari për të injektuar vaksinën në publik.

?Eksperimentoni tek unë fillimisht. Për mua kjo është OK, “tha Duterte në një konferencë të hënën në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja.

Filipinet janë të gatshëm të ndihmojnë Rusinë në provat klinike dhe prodhimin vendor, shtoi ai.

Filipinet kanë 136.638 raste të konfirmuara të koronavirusit, më të lartat në Azinë Juglindore. Të hënën, shteti aziatik raportoi infeksione 6,958i infeksione të reja, rritja më e madhe ditore në vend.

Duterte muajin e kaluar tha se ai gjithashtu i kërkoi Presidentit Kinez Xi Jinping të ndihmojë Filipinet me përparësi ndaj një vaksine kundër Covid-19. /CNA.al

Lajmet e fundit nga