LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo godet në merkato, firmos me bomberin e Pogradecit

11 Gusht 2020, 14:22, Sport CNA
Dinamo godet në merkato, firmos me bomberin e Pogradecit

Dinamo ka siguruar një tjetër sulmues. Pasi zyrtarizoi ish-futbollistin e Burrelit Uelber Almeida Santos, ?Blutë? konfirmon në faqen zyrtare blerjen e ish-futbollistit të Pogradecit Artion Alillari.

13 golat dhe 10 asiste në sezonin e fundit bindën drejtuesit e 18-herë kampionëve të Shqipërisë për t?i dhënë fanelën dinamovite 24-vjeçarit pogradecar.

Për sezonin e ri, objektivi i klubit kryeqytetas është ngjitja në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i Dinamos

Dinamo e presidentit Pontrelli bën një goditje të madhe në merkato!
Sulmuesi pogradecar Artion Alillari, një prej golashënuesve të grupit B dhe i liqenorëve në sezonin e kaluar, sot është zyrtarisht i Dinamos.
Lojtari është ndjekur që prej muajit Janar, duke qënë edhe një dëshirë e madhe e presidentit.
Nëndetësja kështu largohet nga ankorimi dhe fillon të lundrojë për të arritur qëllimin e saj!

24-vjeçari Alillari i ardhur nga Pogradeci, sezonin e fundit si titullar i padiskutueshëm, shënoi 13 gola dhe 10 asist duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai vjen si lojtar me premisa të mëdha dhe si një vlerë e shtuar në sulmin Blu.
FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën Dinamovite.

Lajmet e fundit nga