LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi: Një person i dënuar për vrasje vendoset kryeplak fshati

11 Gusht 2020, 14:23, Denoncim CNA
Denoncimi: Një person i dënuar për vrasje vendoset kryeplak

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se një person i akuzuar për vrasje është emëruar kryeplak fshati në Bllacë të Bulqizës.

Sipas tij, ky person ka bërë vrasje në Korçë dhe është burgosur, por në 97-ën kur u hapën burgjet ai është liruar.

?Zoti Berisha desha të ndaj një shqetësim me ty. Jam një fshatar nga komuna e Shupenzës Bulqizë kanë vendosur një kryeplak kriminel që ka bërë vrasje në Korçë dhe ka bërë burg për këtë çështje dhe në 97-ën kur u hapën burgjet ai ka dalë. Tani pa miratimin e popullit ai është kryeplak me kokëfortësi si i thonë kësaj pune. Po të ishe ti në pushtet a e meriton ky kriminel fshati Bllacë?, thuhet në mesazh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga