LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunimi me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin/ Modelja 15-vjeçare zbulon si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në Miss Shqipëria

11 Gusht 2020, 11:17, Lifestyle CNA
Bashkëpunimi me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin/ Modelja

Françeksa Rustemi tashmë është një emër i dëgjuar për shumë prej jush. Bukuroshja u bë e njohur për publikun shqiptar në kompeticionin e bukurisë, ?Miss Shqipëria 2020?.

Françeska fitoi dy çmime të rëndësishme si ?Shoqëruesja e parë e missit? si dhe ?Miss Stop?. Pas kësaj, modelja realizoi disa sete fotografike me dy prej modeleve më seksi të momentit si Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

E pyetur nga CNA.al për projektet me dy modelet e njohura dhe se si ka ndryshuar jeta e saj pas fitimit të çmimeve, Françeksa u përgjigj:

?Unë jam në fillimet e mia dhe sinqerisht ndjehem me fat që kam punuar me dy figura të njohura dhe tepër të dashura në fushën e modelingut dhe jo vetëm. Puna me to jo vetëm që është e bukur dhe tepër profesionale por këto bashkëpunime më kanë rritur tepër shumë nga ana profesionale. Si Oriola dhe Kejvina më kanë mbështetur dhe jemi përshtatur shumë mirë bashkë. Shpresoj që të kemi edhe projekte të tjera në të ardhmen”, ka rrëfyer Françeska për CNA.al.

Teksa po shijon sukesin e saj Françeksa ka treguar gjithashtu se jeta e saj ka ndryshuar shumë pas pjesëmarrjes dhe fitimit të çmimeve në Miss Shqipëria 2020.

?Jeta ime ka ndryshuar normalisht për mirë. Ka marrë ritme të shpejta dhe sigurisht angazhimet janë më të shumta. Ofertat janë shtuar dhe kam disa projekte në vazhdim për të realizuar. Këtë javë gjeta kohën të pushoj në jugun tonë të bukur dhe mezi pres të kthehem edhe më energjike se kurrë për të vazhduar me angazhimet në vazhdim. Për të mos harruar që në shtator starton edhe emisioni Stop në të cilin do jem pjesë si velinë.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga