LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Al Kapone ngrysi aty ditët e tij të fundit/ Pse Alkatrazi mbetet burgu më i famshëm në botë

11 Gusht 2020, 07:09, Blog CNA
Al Kapone ngrysi aty ditët e tij të fundit/ Pse Alkatrazi mbetet burgu

Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famëkeq të Alkatrazit në SHBA, mbërriti grupi i parë i të burgosurve. 137 gjithsej, mes tyre bosi mitik i mafias italo-amerikane, Al Kapone. Për dekada të tëra, Alkatraz pati reputacionin e njërit prej burgjet
me kushtet më të ashpra në SHBA.

?Thyej rregullat, dhe shkon në burg. Thyej rregullat e burgut, dhe shkon në Alkatraz?, ishte një nga thëniet e famshme mbi këtë burg. Por ishulli i Alkatrazit në Gjirin e San Franciskos në shtetin e Kalifornisë, ka një histori interesante që shkon përtej të qenit vetëm një vend i vuajtjes së dënimit.

Në vitet 1850 ishte një bazë ushtarake

I eksploruar në fillim nga spanjolli Huan Manuel de Ajala në 1775, Alkatraz është emri i amerikanizuar i ?Isla de los Alcatraces? (Ishulli i Pelikanëve). Pas përfundimit të Luftës Meksikë SHBA në vitin 1848, Kalifornia u bë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Dhe në vitet 1850, në ishull u ndërtua një bazë ushtarake amerikane. E pajisur me më shumë se 100 topa, ajo monitoronte aktivitetin detar në Gjirin e San Franciskos, duke penguar hyrjen e të huajve që zbarkonin shpesh atje për të kërkuar ar.

Burgu u ndërtua nga vetë të burgosurit

Kur nevoja për mbikëqyrjen e armatosur të Gjirit mbaroi, ushtria amerikane e shkatërroi fortesën që kishte ndërtuar, duke lënë të paprekur vetëm themelet e bodrumit. Gjatë viteve 1909-1911, të burgosurit nga radhët e ushtrisë u detyruan të punojnë për të ndërtuar një strukturë të re që do të strehonte të dënuarit e Bregun Perëndimor.
Ushtria ia transferoi pronësinë e ishullit Departamentit të Drejtësisë në vitin 1933. Dhe pikërisht nga ai moment, Alkatraz u bë sinonim i burgut më të keq në botë, duke strehuar gangsterë famëkeq si Al Kapone apo Xhorxh Keli.

Jeta në Alkatraz nuk ishte gjithmonë e tmerrshme

Alkatraz pati që në fillimin reputacionin e ndarjes së kriminelëve më të regjur të Amerikës, nga pjesa tjetër e popullsisë. Ndonjëherë, të burgosurit nuk kishin mundësi as të flisnin me njëri-tjetrin. Por kushtet brenda burgut, nuk ishin dhe aq të këqija sa janë portretizuar shpesh nëpër filma.
Të burgosurit kishin shpesh qelinë e tyre personale. Madje disa të burgosur kërkuan vetë të transferoheshin aty, pasi mundësia e përplasje të dhunshme ishte më e vogël. Arsyeja pse disa nga kriminelët më famëkeq të kohës si Al Kapone u dërguan atje ishte zakonisht për shkak të rutinës së rreptë. Të burgosurit kishin pak privilegje përveç 4 elementëve bazikë:ushqim, strehim, veshmbathje dhe kujdes mjekësor.

Shanset për t?u arratisur ishin minimale

Shumë njerëz e njohin historinë e Frenk Morris, Xhon Englin dhe Klarens Englin, që tentuan të arratisen nga burgu në vitin 1962, duke përdorur një trap të bërë me copa plastmasi. Askush nuk e di nëse 3 burrat ia dolën, por shanset që të kenë shpëtuar gjallë janë të pakta. Nga 36 burrat që tentuan arratinë në 29 vitet e funksionimit të atij burgu (1934-1963), 23 u kapën, 6 u vranë nga rojet, dhe 2 u mbytën. Pesë të tjerë, përfshirë Morris dhe vëllezërit Eglin, rezultojnë ende sot të zhdukur.

Gardianët e burgut jetuan në Alkatraz bashkë me familjet e tyre

Fëmijët e tyre peshkonin dhe e kalonin kohën në ambientet sociale, që kishin pishina. Familjarët bënin shpesh udhëtime me varkë fundjavave në bregun përballë për të bërë pazar. Ndërsa e kishin të ndaluar të mbanin kontakte me të burgosurit, disa prej tyre shihnin gjithë kërshëri kur mbërrinin të burgosurit e rinj me pranga në duar.

U mbyll në vitin 1963 për shkak të kostos së madhe të mirëmbajtjes

Uji shumë i kripur i detit, gërryente vazhdimisht muret e burgut, duke e rritur shumë koston e mirëmbajtjes. Në vitet 1950, mbajtja e një të burgosuri në Alkatraz i kushtonte shtetit amerikan 10.1 dollarë në ditë, ose 3 herë më shumë sesa në shumicën e burgjeve të tjera federale. Ndërkohë, burgu kishte nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm, që çohej çdo javë me anije.

Në vitin 1969, u ?pushtua? në shenjë proteste nga një grup studentësh

Shkaku:të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë amerikane ndaj trajtimit të indianëve vendas. Protesta u drejtua nga Riçard Ejks, student në Universitetin Shtetëror të San Franciskos, dhe zgjati gjithsej 19 muaj. Autoritetet e morën situatën nën kontroll në vitin 1971, kur grupi i protestuesve ra nga 400 në vetëm 15. Gjithsesi protesta e arriti synimin e saj:presidenti Riçard Nikson ndryshoi qasje në vitin 1970, duke i dhënë fund konfiskimit të tokave të indianëve të Amerikës.

Mbetet ende sot një nga atraksionet turistike më të njohura

Ishulli i Alkatrazit u shndërrua në një park, dhe në vitin 1972 u bë pjesë e sistemit të parqeve kombëtare të SHBA-së. Nëse doni ta vizitoni, mund të bëni rezervimin paraprak, bashkë me rezervimin e vendit në traget. Kur të zbrisni, një ciceron do t?ju orientojë nëpër të gjitha pjesët e burgut, përfshirë qelinë ku qëndroi dikur Al Kapone. Ishulli vizitohet çdo vit nga më shumë se 1.5 milionë njerëz./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga