LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

11 Gusht 2020, 13:44, Kronika CNA
Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar E. K., 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale ?Neglizhencë me pasojë vdekjen?, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin ?Nënë Tereza? Rinas. /CNA.al

Lajmet e fundit nga