Connect with Us

Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori kryen vizitat mjekësore

Seria A

Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori kryen vizitat mjekësore

Publikuar

-

Pas tri sezonesh, aventura e Blaise Matuidi te Juventusi është thuajse e mbyllur. Sipas “RMC Sport” mesfushori 33-vjeçar pritet të kryejë pasditen e sotme vizitat mjekësore në Francë, para se të zyrtarizojë largimin nga Juventusi dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.

Merr fund kështu aventura 3-vjeçare e Matuidi me fanellën e Juventusit, gjatë të cilës ka fituar tre tituj kampionë, një kupë Italia dhe një Superkupë Italie, ndërsa në 132 ndeshje ka shënuar edhe 8 gola.

Në këtë mënyrë skuadra bardhezi do të lehtësohet nga paga prej 3.5 milionë eurosh në sezon, teksa ka një kontratë deri në vitin 2021.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Shkëndija bën me zemër Tottenhamin, por kualifikohen londinezët

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht paraqitjes së mirë, Shkëndija është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Evropës.

Tottenham Hotspur ka marre nje fitore 1-3 në udhëtimin në Maqedoninë Veriore, kundër Shkëndijes.

Londinezët kaluan në epërsi qysh pas minutës së pestë, kur golin e gjeti argjentinasi Erik Lamela.



Shqiptarët e Maqedonisë Veriore u kundërpërgjigjën me golin e Nafiut, në minutën e 55’, por ky gol doli të ishte i pamjaftueshëm në fund.

Tottenham gjeti golin edhe dy herë të tjera, me Heung-Min Son, në minutat 70’ dhe Harry Kane në minutën 79’.

Me këtë fitore, Spurs shkojnë në raundin e ‘Play Off’. Shkëndija i jep këtu fund aventurës evropiane.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Drithëruese/ Vajza zgjohet nga koma kur dëgjon zërin e Totit

Publikuar

-

Nga

Ilenia Matili tifoze e Romës luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar.

 

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Toti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.



Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme, talenti shqiptar transferohet zyrtarisht te Interi

Publikuar

-

Nga

Talenti shqiptar Kristian Dervishi është zyrtarisht pjesë e Interit. 17-vjeçari i cili në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Atalantës, i është bashkuar klubit të madh italian duke firmosur kontratë 3-vjeçare.

Dervishi nga nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit Kivu, me ekipin e 18-vjeçarëve. Formula e transferimit të 17-vjeçarit te Interi është huazim me të drejtë blerje. Roli i tij është sulmues krahu, teksa vlen të theksohet se Dervishi është pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.



 

LEXO TE PLOTE