LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Televizion apo strehë trafikantësh/ Të vërtetën nuk e merr dot peng Xhemail Pasmaçiu

10 Gusht 2020, 08:06, Politikë CNA
Televizion apo strehë trafikantësh/ Të vërtetën nuk e

Ylli Ndroqi është trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu, kjo ska asnjë mëdyushje tashmë.

SPAK e tha publikisht, por spurdhjakët e tij ende nuk e pranojnë. E kanë vështirë të thonë publikisht se Ylli Ndroqi është trafikant droge i arrestuar në Turqi dhe Itali, por kjo e trafikantit është shumë pak kur miq të tij dalin edhe terroristë ndërkombëtarë.
Turpësisht në publik ky trafikant me gjeneralitete të ndryshuara po përpiqet ta shesë veten si i sulmuar nga qeveria politikisht. Trafikant droge që sulmohet politikisht? Çfarë përfaqëson një trafikant droge veç të shkuarës së tij kriminale? Si mund të jetë zëri i politikës trafikanti?

Gjithësesi për të ndryshuar të vërtetën në opinion, ka gazetarë që pranojnë të përdoren për t?i bërë avokatinë. Ndaj tyre duhet të kemi mirëkuptim, se dikush është për bukën e gojës, ja jep mbrojtjen si detyrë partia, ndoshta edhe malli ka pasoja. Sido që të sillen, sido që të veprojnë, Ylli Ndroqi është trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu, dhe kjo tashmë s?ka asnjë dyshim.

CNA.al në muajt e parë të 2017 nxori në publik dosjen turke të Xhemail Pasmaçiut, në atë kohë Ndroqi kërkonte të merrte nga shteti edhe frekuencat e një platforme digjitale. Trafikant drege jo vetëm me TV por me platformë digjitale.

Pas denoncimeve filluan kërcënimet, dërguar direkt nga Ylli Ndroqi nepërmjet D.S. dhe Th. Ç., të dy eksponentë në fushën e medias. Thyerje kokash dhe tërheqje zvarrë ishin mesazhet.
Nuk kaloi pak kohë dhe editori i CNA.al u godit nga persona ende të pazbuluar në qendër të Tiranës. Përtej asaj ngjarje kriminale, zhvillohej një gjyq ku Ylli Ndroqi pretendonte se nuk ishte Xhemail Pasmaçiu dhe nuk kishte dokumenta ta provonin këtë fakt. Koha vonon por nuk harron!

Në mars të 2020, pas gati 3 vitesh CNA.al, publikon dokumentet që tregonin ndryshimin e gjeneraliteteve nga Ylli Ndroqi, i njohur si Xhemail Pasmaçiu. Ndodhi sërish njësoj, padi në gjykata se nuk ishte trafikanti por edhe sulme e kërcënime, tani publike.
Është SPAK që së fundi zhduku çdo dilemë. Ylli Ndroqi është trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu. Dikush dje i quante përalla, kërcënime që i vinin ?intelektualit? që ishte bërë konsull, por koha zbardhi të vërtetën, atë që vetë Ylli e di mirë por i duhet të mbijetojë duke përdorur turpësish gazetarët për avokatinë e tij.

E vërteta nuk mund të merret peng as të ndryshohet, thjesht dhe vetëm mund të vonojë. Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu këtë duhet të thonë me zë të lartë ?besnikët? e tij, e në rast se ju ka ngelur një pikë marali dhe dinjiteti profesional, duhet ta braktisin e në rast se ai nuk ikën vetë, të kërkojnë largimin e tij nga media. Televizionet nuk mund të jenë strehë trafikantësh drogë, qoftë edhe të kthyer në biznesmenë që japin rrogat për gazetarë. Ata që punojnë tek Ora do e gjejnë veten në treg se shumë janë profesionistë dhe për 24 orë punësohen, do ngelen vetëm të paaftët dhe ushtarët e Monës dhe LSI, që në gazetari s?i duhen as dreqit./CNA.al

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Ora News në 48 orët e lirisë harron Edi Ramën

 

Lajmet e fundit nga