LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK po bën drejtësi selektive”/ Lubonja: Reforma në Drejtësi mund të prodhojë kriminelë…

10 Gusht 2020, 17:01, Politikë CNA
“SPAK po bën drejtësi selektive”/ Lubonja: Reforma në

Analisti Fatos Lubonja, ka bërë deklarata të forta pasditen e sotme, teksa po fliste për SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi.

Lubonja tha se SPAK-u po bën drejtësi selektive, ndërsa pretendon se Reforma në Drejtësi mund të prodhojë kriminelë të lidhur me shtetin.

?Teza ime është kjo që nëse një drejtësi nuk funksionon sipas parimit që të gjithë të barabartë para ligjit, por sipas parimit që disa janë më të barabartë se të tjerët, është padrejtësi më e madhe. Unë besoj se Reforma në Drejtësi mund të prodhojë kriminelë të lidhur me shtetin. SPAK ka dhënë prova të selektivitetit?, u shpreh ai në News 24, ndërsa qeverinë e cilësoi si një ?bandë që është në pushtet?.

Sipas tij, narko-trafikantët që pastrojnë para bashkë me qeverinë nuk preken, ndërsa të tjerët sulmohen nga SPAK-u.

?Kemi dosje të vjedhjes së votave në Dibër dhe në Durrës, ku duket bashkëpunimi mes kriminelëve dhe të zyrtarëve të PS. Edhe komisionerët që u arrestuan ishin më shumë të opozitës?, theksoi më tej analisti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga