Connect with Us

“S’kthehem më në PD”/ Patozi: Basha po përpiqet ta bëjë “detin kos”

Politikë

“S’kthehem më në PD”/ Patozi: Basha po përpiqet ta bëjë “detin kos”

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Të kesh frikë me të ardhë ditëlindja

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shprehur mosbesim te përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe te hapja e kësaj partie.

Patozi deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit i ka dhënë një provë të mjaftueshme për të kuptuar se PD e dëshiron se Shqipërinë e së nesërmes nën drejtimin e “Rilindjes”, edhe pse me kryeministër tjetër.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike më interesonte deri te Këshilli Politik, kur prisja që ai t’i paraprinte një reformimi të thellë, që do ta hapte rrugën e demokratizimit për të gjithë shqiptarët, sepse ky ishte roli i saj. Por ajo e humbi këtë shans, kur u dakordësua me Edi Ramën për marrëveshjen e 5 qershorit, duke na dhënë një provë të mjaftueshme se Shqipërinë e nesërme e mendon dhe e dëshiron fiks siç është tani nën udhëheqjen e “Rilindjes”, vetëm se me Kryeministër tjetër.

Ky duhet të ishte misioni real i saj, të cilin do ta kisha përshëndetur me shumë dëshirë, nëse PD do ta kishte përmbushur, ose të paktën do ta kishte tentuar. Ndërsa proceset e saj të brendshme, edhe sikur të ishin serioze, vlejnë vetëm për militantët e saj, por nuk kanë shumë peshë për të tjerët.

Përfytyro pastaj që ato të shërbejnë si instrument për të gënjyer veten dhe të tjerët, siç kam shumë frikë se ka për të ndodhur. E thënë më shkurt, dikush që ka marrë përsipër se do të pastrojë gjithë plehrat e qytetit, nuk mund të mburret se ka fshirë vetëm oborrin e shtëpisë së tij (gjithmonë, në rast se e bën edhe këtë)”, u shpreh ai për gazetën “Panorama”.

LEXO EDHE:  Skandal /Rilindjes që po i digjet toka nën këmbë!

Teksa u pyet nëse do ta mirëpresë një ftesë për t’u rikthyer në PD, koordinatori i BD-së theksoi se nuk do të ketë më një rikthim.

Sipas tij, Basha po përpiqet të shkrijë akujt e ta bëjë “detin kos” për ata që i përzuri me dru.

“Nuk shoh asnjë arsye pse ta marr dhe as nuk e mirëpres ftesën, për njëmijë arsyet që shpjegova më lart. Jemi vite dritë larg në mënyrën sesi e shohim zgjidhjen për daljen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë nga kriza. Është njësoj si të pyetet Lulzim Basha në do të vijë te Bindja Demokratike. Madje, pyetja për të mund të kishte më shumë logjikë, sepse ne kemi qenë të hapur për këdo, që në ditën e parë të krijimit, kurse PD e tij po pretendon se vetëm tani po përpiqet të shkrijë akujt e ta bëjë “detin kos” për ata, që i përzuri me dru e po kërkon t’i rikthejë në vathë me komision”, nënvizoi Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Basha e thotë vetë: Kritikët e mi kanë 250 mijë vota

LEXO EDHE:  Të gjitha vijat e kuqe të Lulit

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Basha e thotë vetë: Kritikët e mi kanë 250 mijë vota

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ A MUND TË JETË VENECIA NJË GONDOLË SHPËTIMI PËR OPOZITËN?

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE