Connect with Us

Situata nga pandemia/ Gjermania i premton Shqipërisë 10.5 milion euro për luftën kundër Covid-19

Politikë

Situata nga pandemia/ Gjermania i premton Shqipërisë 10.5 milion euro për luftën kundër Covid-19

Publikuar

-

Situata nga pandemia/ Gjermania i premton Shqipërisë 10.5 milion euro për luftën kundër Covid-19

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit përgjatë vitit 2020.

Denaj vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjermane dhe vëmendjen ndaj sektorëve prioritarë ne vend përgjatë viteve. Gjermania mbetet një partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe në kuadër të proceseve integruese drejt BE-së.

Denaj nga ana e saj informoi Ambasadorin dhe përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël. Ajo solli në vëmendje përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht situatave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

Ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020 – 2021, në mbështetje ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

“Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatën e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qënë kyç në bashkëpunimin e vazhduar.” theksoi Ministrja Denaj.

LEXO EDHE:  Virusi tjetër që shqetëson Azinë, dhe prej nga ku mund të shfaqet pandemia tjetër

Ministrja Denaj dhe Ambasadori Zingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat. Znj. Denaj shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të trajtuar çdo sygjerim të dhomave të tregtisë dhe industrisë në vend dhe për çdo propozim të mëtejshëm në raport me rritjen e investimeve të huaja direkte në vend.

Palët vlerësuan edhe ecurinë e reformave që po ndërmerren në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE edhe gjatë Presidencës së Gjermanisë në Këshillin e Bashkimit Europian./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashës i dështon prezantimi i programit ekonomik

Publikuar

-

Nga

110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se prezantimi i programit është bërë gjatë ditës së djeshme dhe jo sot sic është transmetuar nga PD. Gjithashtu bëhet me dije se jo gjithçka ka shkuar mirë pasi gjatë prezantimit ka pasur disa probleme dhe kreut të PD, Lulzim Basha i është shkëputur fjal. Për këtë arsye lidhja është bërë disa herë me grupe më të vogla.

Prezantimi i djeshëm i programit ekonomik të PD ka dështuar totalisht, ndërsa sot publikohet për të bërë propagande mediatike.

LEXO EDHE:  Studimi për Coronën/ Pasojat ndjehen edhe pas një viti

LEXO EDHE:  Virusi tjetër që shqetëson Azinë, dhe prej nga ku mund të shfaqet pandemia tjetër

E para që mori fjalën në këtë takim në selinë blu ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila theksoi se ekonomia ndodhet në situatë emergjente. Pas Tabakut ishte radha e Bashës i cili deklaroi se qeveria e ardhshme e drejtuar nga Partia Demokratike do të mbulojë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë e karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Publikuar

-

Nga

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që do të rrisë pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit.

“Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit tonë të parë  pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.  Kudo në Shqipëri takoj njerëz, bashkëmoshatarë apo më të rinj që ndajnë të njëjtën brengë, pamundësinë e prindërve pensionistë për të mbyllur muajin. Kush nuk e di këtë brengë, kush nuk e njeh këtë brengë. Edhe ata që mundohen ta fshehin duke kontribuar nga të ardhurat e veta të pakta , qindra e mijëra prej vëllezërve e motrave, kushërinjve që kemi në emigracion që janë shpresa e vetme, filli i vetëm që i mban prindërit e tyre pensionistë në këmbë. Boll më! Boll më! Ka ardhur koha t’ju garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë. Dhe ne do të garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respekt, që tu plotësohen nevojat bazë, që çdo gjyshe dhe çdo gjysh të jetë i sigurt dhe të ketë vendin e vetë në shoqërinë tonë”, tha kryedemokrati.

LEXO EDHE:  Përse Spanja bëhet sërish vatër e COVID-19?

LEXO EDHE:  Përse Spanja bëhet sërish vatër e COVID-19?

Një tjetër pikë e programit elektoral i Bashës është edhe ulja e çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike

“Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante, çka padyshim do të ndihmojë jo vetëm klimën e biznesit por dhe familjet shqiptare. Do t’ju vijmë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja pa përjashtuar askënd”, tha Basha.

Gjithashtu Basha premtuar për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.

“Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë”, tha Basha.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë nuk duan të kuptojnë analistët e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Analistët e Lulzim Bashës, pra jo të opozitës, por persona të Lulit, dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u përpoqën të tregonin se sondazhet flisnin të gjitha gabim. Pra për ta ishin të besueshme vetëm sondazhet që nxjerrin Lulin fitues.

Në fakt tentuan të sillnin edhe argumenta, shifra apo fakte në lidhje me ardhjen në pushtet të ish kryeministrit Sali Berisha, mënyrën sesi u moderua, qasja e politikës e të tjera. Por, në thelb ata bënin sikur s kuptonin pasi e dinin mjaft mirë por, nuk e artikulojnë publikisht, cilat ishin problematikat e vërteta. Së pari, problematikat lidhen me shifrat, ato që ata nuk i pranojnë.

Shifrat thonë të vërtetën dhe Artan Hoxha përshembull nuk e pranon dot që shumica e shqiptarëve të jenë kundër qeverisë apo të pakënaqur prej saj ekonomikisht apo mbi situatën që po kalon vendi pas tërmetit, gjatë kohës të pandemisë apo të tjera si këto, akuzat e shumta, korrupsioni apo keqqeverisja dhe kjo nuk është kthyer në votë për Partinë Demokratike apo për Lulzim Bashën, kjo është e vërteta dhe mesa duket nuk do të kthehet.

Nga ana tjetër Preç Zogaj artikuloi se Berisha u moderua dhe artikulimi i moderuar sollën avantazhe, por edhe kjo ka një tjetër qasje pasi Lulzim Basha nuk është i moderuar dhe mesa duket nuk do t’i kthehet kjo fitore për Bashën.

Le te sjellim më poshtë, një analizë të shkurtër, për ata që dinë analistët e Lulzim Bashës dhe nuk i thonë.

Së pari shifrat, flasin kundër qeverisë, kjo është e vërtetë por, nxjerrin edhe Edi Ramën sipër Lulzim Bashës sepse në krahasim me 2005 ka një gjë shumë të ndryshme. Në 2005 Sali Berisha nuk akzuohej as për vila sepse nuk i kishte ato, nuk akuzohej për kunatin siç akuzohet Lulzim Basha, nuk i thoshte askush dot gjumash por ishte një “bishë” politike, nuk i thoshte dot as i paaftë politikisht , nuk i thoshte dot asnjeri që nuk kupton, asgjë të tillë.

Kurse Lulzim Bashës sot në gati tre muaj para zgjedhjeve ja thonë të gjitha, gjumash, i paaftë, i korruptuar, shton vilat e të tjera dhe këto ja thonë edhe brenda PD, Berishës nuk ja thoshte njëri këto. Nga ana tjetër jo vetëm kaq,

Sali Berishën askush nuk e bëri ortak me Fatos Nanon, Lulzim Basha shihet si ortak i Edi Ramës dhe midis dy zgjidhjeve njerëzit mbajnë atë që është në pushtet. Për të folur për moderimin e pretenduar nga Preç Zogaj ka një ndryshim të madh, Sali Berisha bashkoi gjithë palët dhe moderoi në një mënyrë brilante.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk po moderon por, shpeshherë duke dalë nga vetja tregon se është një njeri i paqendrueshëm , me ankthe dhe që nuk mban dot ngarkesa. Kujtojmë këtu emisionin e fundit “Opinion” , një shpërthim ndaj një drejtuesi institucioni, kujtojmë këtu daljet e shpeshta dhe nervozizmin kur dikush i përmend argumenta apo fakte që atij nuk i pëlqejnë, pa folur për moderimin mediatik që e ka skandaloz.Shkon me pazare, me marrëveshje çfarë do pyetet, çfarë nuk do të pyetet gjë që Berisha nuk e ka bërë kurrë.

Pra që të fitosh zgjedhjet dhe të përmbysësh ato shifra duhte të krijosh frymë, gjë që Lulzim Basha nuk e ka dhe është përgjegjësi kryesor pasi fryma krijiohet duke bashkuar rreth një boshti të qartë djathtas, duke dhënë dhe ideologjinë dhe qendrimin tënd politik dhe më pas duke bërë aleancat e duhura për të ardhmen në qeverisje, jo duke përçarë partinë, faktorët e saj kryesorë, senatorët e saj dhe më pas të marrësh mbetejet e së majtës apo personazhe të konsmuara dhe aleatë të pështirë të opinionit publik të cilët janë thjesht dhe vetëm aleatët e memeve.

Më tej mund të theksojmë se analistët e Lulzim Bashës duhet të kuptojnë se Sali Berisha kishte një autoritet tjetër në vitin 2005. Bëri nëj aleancë, paraqiti kandidatë, lista spektakolare, theu në zona të caktuara ministrat e Fatos Nanos, më të rëndësishmit e tij, njërëzit që i kishte pasur targetin kryesor të politikës, kurse Lulzim Basha pas tetë vjetësh në opozitë vjen me një tufë emrash të ricikluar dhe nga ata që ishin më të paaftët.

LEXO EDHE:  Mbi 1 mijë të sëmurë aktivë me Covid në të gjithë vendin/ Zonat ku duhet patur kujdes

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese nga Kosova/ Sa të infektuar me Covid u konfirmuan këtë të diel

Personazhet të cilat ishin nivele të dyta apo të treta, Berisha nuk kishte asnjë besim, këta janë emrat që Basha sot ka ngritur në elitë, ka vënë drejtues qarqesh, nënkryetar partie e kështu me radhë.

Pra që të fitosh duhet të bashkosh skuadrën, lideri duhet të krijojë frymën, përtej strategjive dhe propagandës, lideri duhet të ngjallë besimin dhe të jetë ai që tërheq karvanin drejt fitores. Nuk mundet që dikush i pabesueshëm, i krahasueshëm me kryeministrin në detyrë të fitojë, pasi që e djathat ta vijë në pushtet duhet të bëjë një rudhje të madhe të së majtës dhe të rritet vetë më frymë.

Këto janë faktet elektorale, kështu ka ndodhur në 2005-ën që PD fitoi pas përçartjes së të majtës dhe në 2009 në pushtet me një superqeverisje nuk PD mundi të shkonte me aleantët e saj barazimme të majtët. Prandaj edhe sot, që të përmbyset nuk mjafton argumenti i Monikës dhe LSI në krah, nuk mjaftojnë faktet që thotë Luli por, duhet një bashkim i së djathtës, Partisë Demokratike, faktorëve të saj, fryma.

Lideri që udhëheq skudrën dhe maksimalizimi i votave të së djathtës do të sillte më pas një alenacë, ndoshta edhe qeverisjen e nesërme me koalicionet e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën. Por, sot me Lulin me akuzat ndaj tij me të vërtetat dhe skandalete tij vëshitrë se i vjen fitorja, duhen vota jo fjalët e analistëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE