Connect with Us

Situata nga Covid/ Shehu: Qeveria ka vetëm një rrugëdalje, dorëheqjen ose do ndodhë tragjedia

Politikë

Situata nga Covid/ Shehu: Qeveria ka vetëm një rrugëdalje, dorëheqjen ose do ndodhë tragjedia

Publikuar

-

"Testimet kërcejnë si me urdhër"/ PD: Nuk mjaftojnë, duhet të bëhen 2500 në ditë

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se qeverua ka dështuar në menaxhimin e situatës së COVID-19, dhe sipas tij e vetmja rrugë që i ka mbetur është dorëheqja.

Shehu shprehet se nëse kjo qeveri nuk do të largohet do të ndodh tragjedia.

“Gjendja jashte kontrollit me nje Kryeminister te deshtuar e “avulluar”, Qeveri vetem ne rolin e Kasandres imponon doreheqjen e tyre, ndryshe…tragjedi!
Tejet i rrezikeshem behet ky realitet i krizes shendetesore nga nje Kryeminister qe vetem per Covid nuk flet me, nga nje Qeveri e afte vetem te “parashikoje” kohe te veshtira, me nje sistem shendetesor te dekapituar e ne amulli, si dhe me qytetare te lene ne meshiren e fatit.
Keshtu nuk ngel gje tjeter vecse te presim ne pasivitet muajt qe vijne per te perjetuar “apokalipsin”, qe Qeveria Kasander perfytyron.
Por Kryeministeri qe ne momente te veshtira nuk pranon deshtimet a pergjegjesite e fshihet, Qeveria qe vetem parashikon “Zi” per fajet e saj pa bere asgje, kane vetem nje rrugedalje, doreheqjen, sepse aktualisht kerkohet:
1-Te stimulohen e subvencionohen potencialet laboratorike per nje liberalizim te te gjitha llojeve te testeve Covid me objektiv minimal 2500 testime PCR ne dite e nje depistim te gjere serologjik.
2-Te sigurohet mbrojtja e personelit shendetesor paresor, pajisja e trajnimi, per te kryer rolin e tij edhe ndaj Covid.
3-Te pregatiten te gjtha strukturat spitalore ne qender e rrethet per te perballuar ngarkesat rajonale.
4-Pregatitja keshtu e qarqeve per te operuar me kapacitet e kompetenca te plota ne kete perballje, pa u koncentruar vetem ne Tirane, gje qe jo vetem po con ne kolaps strukturat, eshte e rrezikeshme nga ana epidemiologjike, por dhe pengon manovrimet inteligjente te metejeshme.
5-Te bashkerendohet me strukturat spitalore jo publike per te shkarkuar se paku nje pjese te ngarkeses se patologjive te tjera jo Covid.
6-Permiresimi e cfrytezimi i strukturave me te mira te terapise intensive ne QSUT, si dhe instalimi i 150 uniteteve te rinj brenda standarteve europiane ne reth kater jave per perballjen Covid.
7-Pajisja e qytetareve me maskat e pershtateshme per t’i mbajtur ato jo vetem ne ambjentet e mbyllura.
8-Garantimi nga shtetit i vaksines se gripit te zakonshem qe ne shtator, me tej te asaj Covid e aplikimin e tyre gratis”, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Basha thirrje qeverisë të ndalë propagandën, nuk harron këshillat për qytetarët

LEXO EDHE:  Ish-deputeti publikon fotot e rralla/ “Nuk do ta lejojmë të përsëritet më”

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Tragjedia e “Happy Land”/ Kur zënka e një të riu me të dashurën, i kushtoi jetën 87 amerikanëve

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ramës i dështon propaganda

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë!

LEXO EDHE:  Dështimi i Qeverisë! A mund të quhet ky turizëm?

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE