LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Boris Johnson: Shkollat duhet të hapen në shtator!

10 Gusht 2020, 06:28, Politikë CNA
Situata nga Covid/ Boris Johnson: Shkollat duhet të hapen në shtator!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se shkollat në Angli duhet të rihapen në muajin shtator.

Ai u shpreh se vendi e ka për ?detyrë morale? të kthejë fëmijët në shkollë.

?Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë?, u shpreh Johnson.
Ndërkohë, Johnson e bëri të qartë se shkolla duhet të jetë sektori i fundit që i nënshtrohet ndonjë bllokimi në të ardhmen.

Megjithatë lajmin për rihapjen e shkollave, nuk e priti edhe aq mirë ish-këshilltari shkencor i qeverisë britanike, David King, pasi tha se vendi duhet të punojë më shumë për sa i përket parandalimit të përhapjes së coronavirusit, në mënyrë që të zbatohet ky vendim./CNA.al

Lajmet e fundit nga