LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi në Bejrut/ Jep dorëheqjen Qeveria e Libanit

10 Gusht 2020, 15:48, Kosova & Bota CNA
Shpërthimi në Bejrut/ Jep dorëheqjen Qeveria e Libanit

Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrimtar në portin e Bejrutit, deklaron ministri i Shëndetësisë së vendit.

Hamad Hassan tha se vendimi është marrë pas tensioneve të shtuara dhe teksa një sërë ministrash kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

?E gjithë qeveria ka dhënë dorëheqjen?, u shpreh Hassan pas mbledhjes së kabinetit gjatë së hënës.

Ai shtoi se kryeministri Hassan Diab do i drejtohet pallatit presidencial ku do të “paraqesë dorëheqjen e tij në emër të gjithë kabinetit qeveritar?.

Lëvizja vjen vetëm dy ditë pas protestave masive në Bejrut ku protestuesit u përplasën me forcat e sigurisë. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga