LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfrytëzojini pushimet duke ecur buzë detit/ Të mirat që i bëni trupit tuaj

10 Gusht 2020, 14:59, Lifestyle CNA
Shfrytëzojini pushimet duke ecur buzë detit/ Të mirat që i

Vera është stina më e preferuara e vitit. Pushimet, deti, rrezet e diellit, këto janë disa nga momentet e relaksit që shijojmë kur jemi pranë detit.

Por përveç kësaj teksa bëni pushimet dhe relaksoheni mund ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë dhe ecje buzë detit, në rërë, gurë apo ujë.

Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme por dhe e shëndetshme. Në fakt ka disa të mira të të ashtuquajturës ?ecje anës detit?.

Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe të stimulojë qarkullimin e gjakut. Është mirë që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shumë të larta si për shembull herët në mëngjes apo në darkë vonë.

Më poshtë do të gjeni të listuara disa prej përfitimeve të shumta që sejll të ecurit në rërë.

 

1-Digjni shumë kalori dhe pa shpenzuar asgjë.

 

2-Ecja në plazh ju ndihmon për të shkarkuar tensionin.

 

3-Furnizoheni me vitaminë D.

 

4-Të ecni zbathur në plazh është mirë për të forcuar muskulaturën.

 

5-Të ecni zbathur në breg të detit masazhoni tabanin e këmbës.

 

6-Eksfolioni lëkurën.

 

7-Luftoni fryrjen e këmbëve.

 

8-Mbusheni me energji pozitive.

 

9-Ju kthehet humori i mirë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga