LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

10 Gusht 2020, 18:20, Kosova & Bota CNA
Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina

Një anije sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë pasditen e sotme në ujërat greke, duke përshkallëzuar edhe më tepër tensionet mes dy vendeve.

Mediat greke raportojnë se anija sizmografike e shoqëruar me katër anije luftarake turke hynë në skajin lindor të raftit kontinental grek.

Mësohet se përballë saj janë vendosur menjëherë tre luftanije greke dhe në këtë rajon është përhapur Flota detare e Greqisë.

Autoritetet greke kanë bllokuar transmetuesin e anijes sizmografike turke, e cila ka hedhur në det kabllot e kërkimeve, ndonëse kërkimet janë të pamundura të kryhen për shkak të zhurmës që krijohet nga anijet luftarake.

Kathimerini raporton se marina greke po monitoron nga afër anijen kërkimore turke ndërsa çdo 15 minuta transmetohen mesazhe duke kërkuar largimin e saj nga zona, ndonëse ende nuk ka tërheqje.

Kujtojmë se tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë ndezur pasi qeveria e Ankarasë njoftoi dërgimin e një anije për të kryer shpime për qëllime studimi në ujërat e pretenduara nga të dyja vendet.

Turqia e kundërshton këtë veprim, duke u shprehur se ishulli është shumë i vogël, dhe mjaft larg pjesës kontinentale të Greqisë./ CNA.al

Çfarë po ndodh me tensionet Turqi-Greqi, dhe cilat janë rrënjët e konfliktit

Lajmet e fundit nga