Connect with Us

Publikohet video: Banorët e Barçit në Korçë pa ujë dhe pa infrastukturë

Politikë

Publikohet video: Banorët e Barçit në Korçë pa ujë dhe pa infrastukturë

Publikuar

-

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari teksa ka publikuar një video, ka bërë publik faktin se banorët në Barc të po perballen me mungesen e infrastruktures dhe ujit të pijshëm.

Sipas Braimllarit, koha e Rilindjes së fasadave ka marrë fund.

“Banoret e Barçit te Korçes po perballen me mungesen e infrastruktures dhe ujit te pishem si pasoje e nje qeverisje te deshtuar klienteliste dhe fasade te Rilidjes. Edi Rames dhe kukullave te tij nuk i interesojne problemet e perditshme te qytetareve por vetem politika e fasades.
Qytetaret perveçse mungeses se vendeve te punes, kostos se larte te jetes, mungeses se investimeve ne bujqesi, falimentimin e biznesit te vogel dhe te mesem, largimin e te rinjve nga vendi sot duhet te kthehen shume vite pas.
Mungesa e infrastruktures dhe ujit te pishem eshte kthyer ne nje problem serioz per jeten e perditshme. Koha e rilindjes fasade ka marre fund. Eshte koha e sherbimit qytetar per te kthyer shpresen dhe besimin ne vend”, shkruan Braimllari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

Publikuar

-

Nga

Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

Disa kohë më parë në media qarkulloi një lajm se më 26 prill, Ilir Meta do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit për të krijuar një parti.

Duke marrë shkas nga kjo, presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo  do të kthehet tek LSI, partia që ka themeluar.

Kreu i Shtetit nuk preferoi të japë një përgjigje të prerë për këtë pyetje, por tha se nuk e ndjen si shqetësim pozicionin e tij në të ardhmen.

Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej  kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Europian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin  e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qendruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si  dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar.

Këto janë shqetësimet e mia kryesore. Nuk është shqetësimi im  se cili do të jetë pozicioni im në të ardhmen. Në çdo rast unë do të jem në Shqipëri, do të jem midis shqiptarëve dhe në shërbim të tyre”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët”/ Meta: Koha për një përmbysje të madhe

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët”/ Meta: Koha për një përmbysje të madhe

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare, për të cilat pretendon se duhet të ishin mbajtur kohë më parë.

Meta tha për Alb365.al se realizimi i zgjedhjeve më herët do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve ekonomike dhe sociale.

Sipas tij, shqiptarët po ndiejnë një tkurrje dhe krizë të madhe ekonomike, ndaj pretendon se është koha për një përmbysje të madhe.

Të  gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike e sociale, që jo vetëm nuk kanë marr një drejtim por, janë majisur tepër rëndë, duke shtuar akoma më shumë varfërinë dhe padrejtësitë ndaj qytetarit të thjeshtë, të palidhur politikisht me pushtetin, në nivel qendror apo vendor.

Është evidente, se tashmë vendi përballet me dy probleme të mëdha, bllokimin e integrimit europian, pra me mosçeljen e negociatave prej kaq kohësh, si dhe me ritmet dramatike të shpopullimit, largimit masiv i të rinjve dhe forcave më aktive, në një asimetri me vendet e tjera të rajonit.

Shpopullimi dhe pasojat e tij, ndihen besoj nga vetë mësuesit, nga shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe  Universitetet, ku çdo vit ka gjithnjë e më pak regjistrime, mbyllen shkolla dhe degë në fakultete. E ndjejnë sipërmarrësit, të cilët kanë paqëndrueshmëri të fuqisë punëtore, madje nuk kanë shpesh fuqi punëtore për shkak të largimeve.

E ndjen ekonomia shqiptare dhe mbi të gjitha ndihet në familjen shqiptare, që po tkurret dhe po përjeton kriza të mëdha. Ndaj është koha për një përmbysje të madhe”, u shpreh Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ishte idhulli im”/ Jozefina Topalli nostalgjike për xhaxhain: E kam këtu në kokë…

Publikuar

-

Nga

A do jenë Imami, Rusmali dhe Bode pjesë e listës së saj?/ Topalli: Do isha e nderuar, por...

Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka publikuar një letër të ministrisë së Brendshme, lidhur me arrestimin e xhaxhait të saj gjatë Luftes së dytë Botërore.

Topalli thotë se shteti shiptar ka mbrojtur xhaxhain e saj, për të cilin flet me superlativa dhe shprehet krenare.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim tregon se xhaxhai i saj Ejell Çoba ishte njeriu që e drejtoi çdo ditë me modelin e tij, por që sipas saj e quajtën armik deri ditën që vdiq.

Ja si mbronte shteti Shqiptar hebrejt gjatë Luftes së dytë Botërore. Krenare për Ejell Çobën. Kam qenë me fat që kam jetuar me të. Ai ka qenë idhulli im. Në ‘45 e arrestuan dhe e dënuan me pushkatim. Ishte 34 vjeç.

Pastaj ia kthyen në burgim të përjetshëm. Doli pas 24 vitesh burgje të tmerrshme. Isha në klasën e parë kur babai shkoi ta merrte në burgun e Burrelit. E kam këtu në kokë kur u hap dera dhe hyri një burrë që se kisha parë kurrë.

E motra (halla ime) ishte ngrirë në shkallë duke qarë e nuk mundi të hidhte një hap për ta përqafuar. Më vonë xhaxhai im, Ejell Çoba u bë njeriu që më drejtoi çdo ditë të jetës me modelin e tij! Deri sa vdiq, armik e quajtën!!!!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE