LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse zhvillojmë imunitet gjatë gjithë jetës ndaj disa sëmundjeve, por jo ndaj të tjerave?

10 Gusht 2020, 07:36, Blog CNA
Pse zhvillojmë imunitet gjatë gjithë jetës ndaj disa

Disa sëmundje, si fruthi, na infektojnë vetëm një herë në jetë, dhe zakonisht na japin një imunitet të përjetshëm. Për sëmundjet e tjera si gripi, ne duhet të vaksinohemi vit pas viti. Atëherë, pse zhvillojmë imunitet gjatë gjithë jetës ndaj disa sëmundjeve, por jo ndaj të tjerave?
Dhe ku klasifikohet koronavirusi mes tyre? Nëse ne zhvillojmë apo jo imunitet ndaj një sëmundjeje, kjo varet shpesh nga antitrupat tanë, të cilat janë proteina që i prodhon trupi ynë si përgjigje ndaj infeksionit. Antitrupat janë një nga mbrojtjet më të njohura të trupit:Ato i rrethojnë qelizat ?pushtuese? dhe në rastin më të mirë, i pengojnë ato të marrin nën kontroll qelizat tona, dhe të shumohen.

Pasi ne shërohemi nga një infeksion, nivelet e antitrupave shpesh zvogëlohen, por të paktën disa janë aty të gatshme për të rritur sërish prodhimin, nëse e njëjta sëmundje sulmon prapë. Kjo është arsyeja pse një test mbi antitrupat, mund t?ju tregojë nëse keni qenë të infektuar në të kaluarën. Ndërkohë, është kjo ajo që zakonisht na pengon të sëmuremi për herë të dytë. ?Trupi ynë nuk harron?- thotë Mark Xhenkins, imunolog në Universitetin e Minesotës. ?Kur ri-prekemi nga një sëmundje, kjo nuk ndodh sepse trupi ynë e ka humbur imunitetin. Ne ri-sëmuremi ose sepse patogjeni ka pësuar mutacion dhe sistemi ynë imunitar nuk e njeh më atë, ose sepse trupat tanë kanë tendencë të kenë një përgjigje imunitare shumë më të dobët?- thotë ai.

Për shembull, merrni gripin. Ky është një virus që mund të ndryshojë lehtësisht gjenet e tij, thotë Xhenkins. Teksa sistemet tona imunitare e shkatërrojnë një version të virusit, lind një variant tjetër, të cilin sistemet tona imunitare nuk e njohin.
Por jo të gjitha viruset ndryshojnë kaq lehtë. Për shembull, virusi i poliomielitit nuk mund ta ndryshojë me lehtësi gjenomin e tij, thotë Xhenkins. Kjo është arsyeja, pse kemi qenë kaq të suksesshëm në thuajse zhdukjen e tij.

E ftohura e zakonshme, por edhe viruset e tjera që zakonisht nuk kalojnë përtej pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes, nuk na ri-infektojnë sepse ndryshojnë shumë shpejt, por sepse trupi ynë nuk prodhon zakonisht shumë antitrupa kundër këtyre patogjenëve të tillë, shprehet Mark Slifka, imunolog në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Primate në Oregon, SHBA.
?Trupat tanë nuk shqetësohen dhe aq për traktin e sipërm të frymëmarrjes?- thekson ai. Dhe kjo është ajo që ne po shohim me simptomat e buta të Covid-19 tek shumica e njerëzve. Virusi ngjitet vetëm pas traktit të sipërm të frymëmarrjes, dhe aty trupi nuk e trajton si një kërcënim.

Në një studim të këtij viti, 10 nga 175 pacientë që kishin pasur simptoma të buta të Covid -19, zhvilluan pak ose aspak antitrupa. Për sëmundjet që nuk bëjnë pjesë në asnjërën prej këtyre kategorive, imuniteti ka tendencë të zgjasë shumë më gjatë.
Kështu, një studim i vitit 2007 i publikuar në ?New England Journal of Medicine?, zbuloi se do të duheshin më shumë se 200 vjet që të zhdukej gjysma e antitrupave që keni, pasi kaloni fruthin ose shytat. I njëjti studim gjeti rezultate të ngjashme për virusin Epstein-Barr, i cili shkakton sëmundjen e mononukleozës.

Por përgjigjet e antitrupave nuk zgjasin gjithmonë. I njëjti studim zbuloi se duhen rreth 50 vjet për të humbur gjysmën e antitrupave nga sëmundja e lisë së dhenve, dhe 11 vjet për të humbur gjysmën e antitrupave nga sëmundja e tetanozit.
Kjo do të thotë që pa u vaksinuar, teorikisht ju mund të infektoheni sërish nga një prej këtyre sëmundjeve në moshë madhore. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se pse ruajmë më gjatë përgjigjet tona të antitrupave për disa sëmundje, në krahasim me të tjerat.
Ka të ngjarë që disa nga sëmundjet më të zakonshme, si lija e dhenve dhe mononukleoza,
na ri-sëmurin më shpesh sesa e kuptojmë, por që antitrupat që ne kemi e shtypin infeksionin, para se ta vërejmë simptomat fizike në trupin tonë, thotë Xhenkins. Dhe në ato raste, sistemi imunitar është sërish në kapacitet të plotë për shkak të ri-infektimeve.

?Ato e mbajnë vigjilent imunitetin tonë. Ndryshe ndodh me tetanozin, kur ne ndoshta ekspozohemi më rrallë ndaj tij, pasi nuk ndodh shpesh të shkelim në gozhdë të ndryshkura?- thotë ai. Shkencëtarët e tjerë, mendojnë se sistemi imunitar i njeriut është i trajnuar për të shënjestruar patogjenët që ?shfaqen? në një formë të caktuar, thotë Slifka.
Një teori sugjeron që ne krijojmë një përgjigje imune më të madhe, dhe më të zgjatur në kohë ndaj patogjenëve që na sulmojnë më shpesh. Për shembull, antitrupat që prodhojmë ndaj lisë, janë të përjetshme. Por tetanozi nuk është aspak përsëritës. Është toksina e prodhuar nga bakteret e tetanozit, dhe jo vetë bakteri ai që na sëmur.

Bazuar në këtë teori, është e mundur që trupat tanë të mos jenë aq të stërvitur për ta shënjestruar këtë proteinë të vetme, thekson më tej Slifka. Pra, a do të jetë imuniteti ndaj koronavirusit të ri – nga sëmurja prej tij, apo vaksina – aq i zgjatur në kohë sa imuniteti ynë
ndaj lisë, apo do të na duhet çdo vit një vaksinë e re? Xhenksins shpreson që po. Të gjitha të dhënat, si nga infeksionet natyrore ashtu edhe nga vaksinat, sugjerojnë se shumica e njerëzve po prodhojnë antitrupa neutralizues, dhe me një shumëllojshmëri që parandalon depërtimin e viruseve në qelizat tona, thotë Xhenkins. Dhe ndryshe nga gripi, SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, nuk po ndryshon shumë shpejt. ?Ky virus, ka tiparet e viruseve mbi të cilat ne kemi qenë shumë të suksesshëm me vaksinimet?- përfundon ai./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga