Connect with Us

Po Lulzim Basha a është i pastër për Komisonin e PD-së?

Politikë

Po Lulzim Basha a është i pastër për Komisonin e PD-së?

Publikuar

-

Foto-“Perla” e radhës/ Kreu i Republikës së re kapet “mat”

Zv/kryeministri Erjon Braçe, i nxitur nga artikulli i një gazete sot për punën e Komisonit përzgjedhës së kandidatëve në PD, ndalet edhe te kriteret e integriteti i Lulzim Basha! Braçe shtron pyetjet, për kreun e PD-së, duke renditur një sërë ngjarjesh, si 21 janari, ndërtimi i rrugës së Kombit etj.

“Po Lylzim Basha a është i pastër?! Mos i fusni pipën në gojë për alkool, por gjykoni “veprat” e tij! Dy faqe të një gazete te madhe sot, i kushtoheshin punës së palodhur të Komisionit përzgjedhës e ndryshues, që po gjykon kandidatet për deputet ne PD!

Ok! Kaq buje duhet e po ja japin! Tani, një pyetje kam unë; Po Lylzim Basha a është i pastër për ketë komision? Të jesh ministër i Brendshëm dhe, gardistët e tu të pushkatojnë pa gjyq 4 qytetarë të pafaj, të paarmatosur e aspak të dhunshëm, është standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Të jesh ministër i Transportit, të kontrollohesh nga KLSH, te paditesh prej tij, te hetohesh nga prokuroria e te refuzosh gjykimin për një akuzë publike me procedure, është standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION? Të jesh ministër i Jashtëm dhe të nënshkruash një marrëveshje që rrezohet si antikushtetuese nga gjykata më e lartë në vend e me dëm mbi interesat kombëtare, është standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Të të “mbysin” me kërkesë llogarie për shtimin e paargumentuar të pasurisë fiks në kohë krize e të heshtësh, është standard i pranuar apo ky KOMISION do bejë hetim për ketë pasuri?

LEXO EDHE:  Basha ultimatum Ramës/ Paralajmëron rrëzimin e parlamentit

Dëgjoni; Nuk ka udhëheqës partie e për më shumë kandidat për kryeministër kund në Europë me ketë standard të sjelljes e veprimit kur ka qenë në pushtet. Të tillët nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi! Ndaj boll me ketë KOMISIONIN!

Çështjet e rënda në PD janë këto më sipër, jo sasia e alkoolit te konsumuar nga kandidati. Për ketë mjafton një pipë në gojë, jo një KOMISION me personalitete kaq te larta!”, shkruan Braçe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Inkriminimi i qeverisë/ Zbardhet strategjia e PD-së për ta rrëzuar

LEXO EDHE:  Dokumenti- Zbulohen vendimet e kryesisë së PD/ Si do zgjidhen kandidatët për deputetë

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Inkriminimi i qeverisë/ Zbardhet strategjia e PD-së për ta rrëzuar



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Basha ultimatum Ramës/ Paralajmëron rrëzimin e parlamentit

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Pas G.D.-së, edhe Salianji kërkon lista të hapura

LEXO EDHE:  Rama duhet të miratojë një ligj për njësimin e diplomave të personave që votohen nga shqiptarët

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE