Connect with Us

Patozi nuk i kursehet Metës/ “Ka dalë jashtë shinave, nuk e fsheh dot që është kryetar i LSI”

Politikë

Patozi nuk i kursehet Metës/ “Ka dalë jashtë shinave, nuk e fsheh dot që është kryetar i LSI”

Publikuar

-

Marrëveshja në SHBA/ “Revoltohet” Patozi: Përshëndetjet nuk ndryshojnë nga ato për ditën e hashures

“Nuk ka ndodhur ndonjë gjëmë e madhe më 30 korrik, sepse po të ndodhte do të kishte reaksion nga opozita jashtë Parlamentit, nuk do të iknin me pushime”.

Kështu deklaroi koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili pretendon se hapja e listave duhet të shoqërohej patjetër me korrektimin kombëtar dhe depolitizimin e komisioneve.

“Ndryshimet duhet të ishin iniciuar nga opozita dhe udhëheqësja e tyre, Partia Demokratike. Sipas meje, kjo e fundit e ka humbur shansin për të qenë lokomotivë e ndryshimeve, sepse ndryshimet nuk erdhën prej saj. Këto lëvizje erdhën për shkak të dy arsyeve: së pari një taktikë e Partisë Socialiste për të vënë në vështirësi kundërshtarin, e së dyti si pasojë e një presioni  i publikut që kërkonte ndryshime në politikbërjen shqiptare”, u shpreh ai në një prononcim për Report Tv.

Koordinatori i BD-së nuk kurseu presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po sillet si kryetar partie dhe është krejtësisht jashtë rolit të tij kushtetues.

LEXO EDHE:  Vetingu kalon me 88 vota/ Mazhoranca tregon "dhëmbët"

“Presidenti i Republikës është krejtësisht jashtë rolit të tij kushtetues për sa i përket hapjes ose mbylljes së listave, sepse i takon të jetë mbi palët, i takon të jetë përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti sigurisht që ka dalë prej kohësh jashtë këtyre shinave dhe i lejon vetes të ndërhyjë edhe në çështje që janë ekskluzivitet i partive politike. Mesa duket Meta nuk e fsheh dot që është kryetar i një prej tre partive më të mëdha të vendit, i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ky është problemi i tij”, theksoi Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Teuta

    10 Gusht, 2020 at 8:43 pm

    Patoz, Fierin e humbe me sukses ne fushaten e 2013. E humbe perballe Edit dhe Ilirit. Ske te drejte fe flasesh fare, as kunder PD as kunder LSI, sepse me LSIne qeverise 4 vjet, apo harrove? Per Lesh e Line u vrane 4 veta dhe rate ne opozite dhe re akoma edhe me ne opozite se opozita. Rri tani, mos fol me

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Mediu: Vetëm qeveria tranzitore mund të sigurojë lirinë e votës

LEXO EDHE:  “Audio-përgjimi i manipuluar” / Denar Biba akuza opozitës

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritja të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se këto statistika tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Meta acarohet me Arjan Çanin/Ç’të duhen ty këto informacione?!



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Meta acarohet me Arjan Çanin/Ç’të duhen ty këto informacione?!

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  1.15 miliardë euro për Shqipërinë/ Meta mirënjohje Konferencës së Donatorëve

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Mediu: Vetëm qeveria tranzitore mund të sigurojë lirinë e votës

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE