Connect with Us

OFL ndalet në Durrës dhe Tiranë/ Ultimatum pesë personave për deklarimin e pasurisë

Kronika

OFL ndalet në Durrës dhe Tiranë/ Ultimatum pesë personave për deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni/ OFL “troket” në Lushnje dhe Fier, kush është shënjestra e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

LEXO EDHE:  Video-Aksident në Tiranë/ Sherr mes drejtuesve të automjeteve, ndërhyn policia

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Treni elektrik në Tiranë/ Deputeti demokrat nxjerr “zbuluar” Veliajn

LEXO EDHE:  Detaje të reja për vrasjen në Tiranë/ Zbulohet emri i viktimës

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Hedh gruan shtatzënë nga shkallët/Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Mbyllet për 2 javë shkolla e parë në Tiranë

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE