Connect with Us

Nuk respektuan masat anti-Covid/ Gjobiten tre persona në Tiranë

Sociale

Nuk respektuan masat anti-Covid/ Gjobiten tre persona në Tiranë

Publikuar

-

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Viti i ri shkollor nis me probleme në Korçë/ Mungojnë termometrat

Publikuar

-

Nga

Ky vit i ri shkollor ka nisur me probelmatika në qytetin e Korçës.

Mësohet se nëpër shkollat e këtij qyteti ka mungesë termometrashm. Ndërkohë sipas protokollit matja e temperaturës si për nxënësit dhe mësuesit është ë detyrueshme.



Nga ana tjetër kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo ka regaur për situatën, teksa thotë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim, qeveria nuk duhet të kërcënojë!

Publikuar

-

Nga

PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim, qeveria nuk duhet të kërcënojë!

Partia Agrare Ambientaliste, përmes një deklarate për mediat, thotë se kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim dhe përgjegjësi.

Sipas PAA, “Qeveria nuk duhet thjesht të kërcënojë se nëse përhapen raste të pandemisë do të ri-mbyllë shkollat. Qeveria duhet të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin efikas të mësuesve, fëmijëve, nxënësve dhe prindërve në parandalimin e rasteve pas hapjes së shkollave.



PAA vlerëson se qeveria duhet t’i ofrojë fleksibilitet maksimal punonjësve në orët kur i çojnë fëmijët në shkollë dhe në orën e pritjes kur vijnë nga shkolla.

“Këtë fleksibilitet duhet ta ofrojë edhe sektori privat, rikthimi i karantinës godet rëndë edhe bizneset e tyre. Përfshirja e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në këtë sfidë sa familjare edhe kombëtare është e vetmja strategji efikase. Kërcënimet e Ramës për ri-mbyllje janë prova të fshehjes së dështimit në menaxhimin e krizës së pandemisë”, thuhet në deklaratën e PAA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Publikuar

-

Nga

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Deputetja Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për mësuesit, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

Sipas Hajdarit, misioni i mësuesit është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Më tej ajo u ka uruar nxënësve dhe mësuesve  një cit sa më të mbarë.



“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë. Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari, teksa ka publikuar një foto me vajzën e saj.

LEXO TE PLOTE