LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta "Daja" i Cirkut, Kosta Papanikolla

10 Gusht 2020, 11:08, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta "Daja" i Cirkut, Kosta Papanikolla

Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin ?Daja?.

Ai  i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, ku hodhi themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut.

Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh  si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke  përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti.

Madje në shfaqjen e parë ?Shpërthime rinore? ai ishte udhëheqës artistik. Është dekoruar me urdhrin ?Naim Frashëri? i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga