LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merret vendimi/ Ja kur do të hapet kufiri me Greqinë, kushtet për udhëtarët

10 Gusht 2020, 16:04, Sociale CNA
Merret vendimi/ Ja kur do të hapet kufiri me Greqinë, kushtet për

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar sot për datën kur do të hapet kufiri me shtetin fqinj.

Pas takimit të zhvilluar me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras, Mitsotakis ka vendosur që kufiri të hapet më 17 gusht.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se kushdo që dëshiron të hyjë në shtetin fqinj e ka të detyrueshme të kryejë testin (PCR) për Covid-19 72 orë para kalimit të kufirit.

Vendimi vlen për shtetet si Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda, ndërsa në kufijtë tokësorë përfshihet edhe Shqipëria.

Qeveria greke detyron të kryejnë testin çdo person, madje edhe shtetasit grekë që duan të shkojnë në vendin e tyre. Ndërkohë, raportohet se në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri në 750 persona në ditë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga