Connect with Us

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Sociale

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Publikuar

-

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Koronavirusi i ka marrë jetën pedagogut të njohur të inxhinierisë Klement Qerimi.

Lajmin e bëjnë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët tregojnë se gjendja e tij shëndetësore ishte përshkallëzuar dhe ishte intubuar.

Mbrëmjen e djeshme ai fatkeqësisht ka humbur betejën me virusin e padukshëm. Pedagogu 47 vjeçar la pas dy fëmijë. Ai jepte mësim në Universitetin e Politeknikut, në degën e inxhinierisë.

Gjithashtu Klement Qerimi ishte edhe pastor. 47-vjeçari humbi banesën dhe shikimin gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në atë kohë ai i bëri apel qeverisë që ta ndihmonte, pasi nuk mund t’i përballonte shpenzimet.

LEXO EDHE:  Bie sërish numri i personave të infektuar nga Covid-19/ Ja sa të prekur ka në 24 orë  

Miqtë e cilësojnë si një person të gatshëm për të ndihmuar çdokënd, të pakursyer për të mësuar me dijen e tij si profesor inxhinierie ose për të ndihmuar këdo në nevoja të ndryshme./ CNA.al

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Pipero qetëson qytetarët/ Ja kur nuk duhet të mbani maska, çfarë do të ndodhë me rritjen e temperaturave

LEXO EDHE:  Bie sërish numri i personave të infektuar nga Covid-19/ Ja sa të prekur ka në 24 orë  

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas Tik Tok-ut, deputeti merr rolin e ndërmjetësit për historinë e bujshme të “Nojës”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës Halit Valteri, i cili tashmë është pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, kohët e fundit është bërë përdorues i rregullt i Tik Tok-ut.

CNA.al publikoi një video, të deputetit të “opozites së re” të dalë nga lista Basha, i cili shfaqej duke ngrënë dy copa mishi, me dy pirunj njëkohësisht, ndërsa kërcen. Në një tjetër video në Tik Tok, deputeti i Lulit kërkon t’ia lëpijnë. Ai shfaqet me një akullorë në dorë dhe me një gjuhën që nuk i shkon për shtat një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, sot Valteri ka takuar Brisilda Rrokun, vajzën e cila u dhunua nga Margerita Gjoni, pasi kishte shkuar më të dashurin e saj. Fotoja është bërë publike nga Ina Kollçaku, ish-konkurente në emisionin “Përputhen” dhe siç lexohet në shkrimin e saj, ishte deputeti ai që iu mundësoi takimin dy vajzave.

LEXO EDHE:  Rama flet për propozimet e opozitës/ “Po diskutohen kreditë, bizneset të respektojnë rregullat”

LEXO EDHE:  Koronavirusi shënon viktimën e katërt në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacienti 43-vjeçar

“Faleminderit pafund deputetit që bëri të mundur takimin tim me Brisilda Rrokun, ashtu siç premtove. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”- shkruan Ina Kollçaku.



Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live, ku tha se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale./CNA.al

A do e lëpish apo jo?/ Deputeti i Lulit sjell videot me lutje by….

LEXO TE PLOTE

Sociale

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Deputetja është fotografuar së fundmi me barkun e rrumbullakosur. Gjylameti ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi gjatë inspektimit të punës që po kryhet në shkollën e Lalmit, ndërsa bie në sy barku i saj.



Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu se ajo është nënë e një djali 10-vjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE